Sondazhi i PS: PS 72 deputetë, PD 54! Rama: Dua 20 vota më shumë nga çdo kuti

Kryetari i Partisë Socialiste kërkoi angazhim nga të gjithë të zgjedhurit e saj që të luftojnë të marrin 20 vota më shumë se zgjedhjet e shkuara për çdo qendër votimi, raporton Panorama.
Në pjesën e mbledhjes pa mediat, Rama tha se në këtë mënyrë PS do të kompensojë mungesën e aleatëve të mëdhenj të saj në koalicionin opozitar. Duke folur për sondazhet e zhvilluara nga skuadra e PS në terren përmes pyetësorëve, Rama tha se ato tregojnë tkurrje të PD-së pas 8 vjet qeverisje.
“Këto të dhëna tregojnë që në rastin e vet më të mirë, më 23 qershor Partia Demokratike nuk do t’i kalojë 60 deputetët. Ashtu sikundër këto të dhëna tregojnë se Partia Socialiste dhe koalicioni ynë opozitar, jo i gjithë spektri opozitar, po koalicioni ynë opozitar, udhëheqin shumë bindshëm në Tiranë, në Durrës, në Fier, në Vlorë po e po, por edhe në Elbasan dhe në Korçë, në Gjirokastër e në Berat. Ashtu sikundër diferencat janë ngushtuar në Shkodër, janë ngushtuar në Kukës dhe në Lezhë, dhe janë bërë të padallueshme në Dibër”, tha Rama.
Në Asamblenë e djeshme Kombëtare të PS (Panorama shkruante që janë vënë prapë zhurmues) kryetari Rama ka publikuar rezultatet e testit parazgjedhor të grupit të punës së PS në terren. Në këtë sondazh të PS rezulton se ata fitojnë 17 mandate nga 33 të Tiranës.
TEMA
Add new comment