Arkiv-Lajme të përditësuara
Përdor shtatzënën për të trafikuar drogë
Edi Gashi pretendoi se e shoqja do të lindte fëmijën në Itali: I gjenden 22 kg kanabis
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
38-vjeçari u kap në Muriqan, kur tentoi të kalojë makinën, në të cilën kishte edhe dy vajzat e mitura
DASH, mesazh të fortë për Berishën
Ambasada e SHBA: Udhëheqësit duhet të promovojnë dialogun
Ylli Pata
Departamenti amerikan i Shtetit mësohet se i ka dërguar një mesazh shumë të fortë Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, pas ashpërsimit të qëndrimit të Tiranës zyrtare në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët dhe forcimin e opozicioneve nacionaliste.
Rrëfen vëllai i kambistit: E qëlluan kur bëri çiften gati
Vëllai i viktimës Fatmir Kotorja, i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi u qëllua me automatik nga dy grabitës, rrëfen ngjarjen për GSH. Të dy vëllezërit kanë vite që punojnë së bashku si kambistë, ndërkohë që dje iu morën shumën prej 25 milionë lekësh të vjetra dhe qëlluan për vdekje vëllain e tij.
Spahiu: Berisha ka shpronësuar shtetin për t’u pasuruar vetë. Ta rrëzojmë para zgjedhjeve
Kreshnik Spahiu ka ftuar të pranishmit në qytetin e Patosit të bashkohen me kuqezinjtë për të rrëzuar shtetasin Berisha përpara zgjedhjeve të 23 Qershorit përmes “Pranverës Shqiptare”, pasi me Sali Berishën në pushtet, sipas tij, nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe demokratike, tha Spahiu.
Gripi amerikan në Shqipëri
Ditët e fundit të Janarit kanë regjistruar dhe rastet e para me grip në vendin tone.
Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se kanë izoluar raste të gripit A dhe B, madje edhe nëntipin A H3N2, i cili shkaktoi një sërë viktimash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
JA SI FITOHEN TENDERËT
E vetmja mënyrë për të fituar tender në institucionet e shtetit në Kosovë është ryshfeti dhe zhvatja. Këtë e thonë vetë bizneset në një raport mbi prokurimin publik të Odës Amerikane. Ata madje vlerësojnë se prokurimi publik është zinxhiri më i korruptuar i sistemit.
Me ryshfet e zhvatje. Vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet një tender në institucionet publike.
Këtë e thonë vetë bizneset në një raport mbi prokurimin publik të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Davos: Ekonomia në vitin 2013, e “brishtë”
Hartuesit e politikave ekonomike kanë përfunduar takimin e tyre vjetor në Davos të Zvicrës duke paralajmëruar qeveritë se nuk duhet të jenë shumë optimiste për rimëkëmbjen ekonomike.
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde gjatë një paneli përmbyllës për përspektivën ekonomik të mbajtur të shtunën ka thënë se qeveritë nuk duhet të ndjehën të “relaksuara”, duke shtuar se FMN pret që rimëkëmbja ekonomike gjatë vitit të ardhshëm të jetë shumë më e “brishtë dhe e ndrojtur”.
Durrës, maskat grabisin dhe vrasin me armë zjarri kambistin. Policia: 10 mijë euro për çdo informacion
Një kambist u vra me armë zjarri në zonën e Plazhit, në Durrës, nga dy persona të cilët kishin për qëllim grabitjen e sasisë së konsiderueshme të lekëve që viktima kishte me vete në momentin e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur kambisti Fatmir Kotarja, 46 vjeç u qëllua pranë banesës së tij nga dy persona në maskuar dhe të armatosur ndërsa ndodhej në makinë bashkë me të vëllanë me të cilin administronte një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit.
Topi çel degën e FRD në Athinë. Biberaj: Jo skenarëve të manipulimit të zgjedhjeve
Kreu i FRD-së, Bamir Topi, mori pjesë në hapjen e degës së kësaj partie në Athinë. I pritur nga disa qindra emigrantë, zoti Topi shpalosi atë që e quan platformën prezantuese të FRD-së në emigracion.
Mirditë, konferenca e PD-së kryqëzon Mark Markun. Largohet nga PD-ja nënkryetari i partisë