Durrës, maskat grabisin dhe vrasin me armë zjarri kambistin. Policia: 10 mijë euro për çdo informacion

Postuar në 27 Janar, 2013 13:47

 

Një kambist u vra me armë zjarri në zonën e Plazhit, në Durrës, nga dy persona të cilët kishin për qëllim grabitjen e sasisë së konsiderueshme të lekëve që viktima kishte me vete në momentin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur kambisti Fatmir Kotarja, 46 vjeç u qëllua pranë banesës së tij nga dy persona në maskuar dhe të armatosur ndërsa ndodhej në makinë bashkë me të vëllanë me të cilin administronte një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, qëllimi i sulmit ishte grabitja e shumës së parave që Kotarja mbante me vete, të cilat sipas të dhënave paraprake ishin rreth 25 mln lekë, por përballë rezistencës së viktimës, autorët e qëlluan me armim zjarri në këmbë. 46 vjeçari është transportuar menjëherë në spital, por ka humbur jetën rrugës. Në fillim u dyshua se shkak i vdekjes mund të ishte bërë një infarkt si rezultat i tronditjes së pësuar, por më pas të dhënat e mjekësisë ligjore konfirmuan se 46-vjeçari e humbi jetën për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimi dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, policia e Durrësit ka vënë në dispozicion 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion mbi autorët që grabitën dhe vranë kambistin 46 vjeçar Fatmir Kotarja.
Për t’u ardhur në ndihmë, polica ka vënë në dispozicion numrin 0694118890, ku mund të kontaktojë kushdo që ka informacion mbi autorët e vrasjes.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.