Arkiv-Lajme të përditësuara

Akuzat e Ramës, MB: Po përbalt Policinë e Shtetit

Postuar në 30 Janar, 2013 13:55

 

Ministria e Brendshme reagoi sot pas akuzave të kreut socialist, Edi Rama në drejtim të Policisë së Shtetit.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Leonard Olli i konsideroi akuzat e Ramës përbaltjeje, shpifje dhe trillime, si dhe përpjekje të tij të dëshpëruara për të intimiduar dhe demotivuar Policinë e Shtetit.

“Podesta”, zbulohet kontrata e dytë e qeverisë për lobim në SHBA

Postuar në 30 Janar, 2013 13:52

 

Kontrata e lobimit me ‘Patton Boggs’ nuk është e vetmja që qeveria shqiptare paguan me paratë e qytetarëve për të pasur akses në politikën amerikane.

Në prill të vitit të kaluar Këshilli i Ministrave ka nënshkruar një marrëveshje tjetër lobimi, me një tjetër kompani. Këtë herë bëhet fjalë për ‘Podesta Group’. Kontrata ka afat 1-vjeçar dhe mbaron në 31 mars të këtij viti.

Sipas marrëveshjes të publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, shërbimi që ‘Podesta’ do të kryejë për qeverinë shqiptare është i njëjtë, lobim në Shtetet e Bashkuara.

Elbasan, krim i dyfishtë brenda familjes, babai vret të birin dhe nusen italiane

Postuar në 30 Janar, 2013 13:51

 

Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit, ku babai ka vrarë djalin e vet dhe nusen e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00, në katine  katërt të një pallati në qendër të qytetit, pranë postës, ku banonte çifti.

Sipas policisë së Elbasanit autori i krimit të rëndë brenda familjes është Engjëll Llucaj, 65 vjeç i cili ka vrarë me armë zjarri tip automatike djalin e tij 27 vjeç, Sokol Llucaj dhe nusen e këtij të fundit, Xhulia Politafieri, 24 vjeçe, shtetase italiane.

AK, Spahiu: Spiro Ksera, ministri i papunësisë që punon për Greqinë

Postuar në 30 Janar, 2013 13:50

 

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar pasditen e të mërkurës një takim me Rininë Kuq e Zi. Në këtë takim kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Ministrit të Punës, Spiro Ksera, politikave të tij dhe qeverisjes së demokratëve për rininë shqiptare.

“Të rinjtë kuqezi do të largojnë gardistët e vjetër”, deklaroi lideri i kuqezinjve.

“Të rinjtë kuqezi do e finalizojnë ëndrrën e studentëve të dhjetorit sepse vizioni i tyre shkon drejt perëndimit, ndërsa i partisë-shtet drejt lindjes”, deklaroi ndër të tjera Spahiu.

Panariti pret shqiptarët e kthyer mbrapsht nga Greqia dhe premton: Po ndjekim situatën nga afër

Postuar në 30 Janar, 2013 13:48

 

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, priti përfaqësues prej shtetasve shqiptarë të ndaluar mëngjesin e sotshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Elefterios Venizelos”.

Ministri Panariti dëgjoi me vëmendje shqetësimet e ngritura nga qytetarët shqiptarë të kthyer nga autoritetet greke dhe garantoi se Ministria e Jashtme po ndjek me shumë prioritet situatën e krijuar.

Ministria e Jashtme sqaron se ka paraqitur propozimet përkatëse te pala greke për zgjidhjen e problemit të toponimeve, bazuar në praktikat e njohura ndërkombëtare për këtë çështje.

Zbulohet marrëveshja e re e qeverisë me “Patton Boggs” për lobimin deri në zgjedhje

Postuar në 30 Janar, 2013 07:59

 

Kryeministria nuk e ka publikuar vendimin e marrë më 7 dhjetor

“21 janari”, Prokuroria kërkon 23 vjet burg për Prendin dhe 25 vjet për Llupon

Postuar në 30 Janar, 2013 07:58

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 48 vjet burg në total për dy të akuzuarit kryesorë për ngjarjet e “21 Janarit”: ish- kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo.

Ngërçi, Fyle viziton të hënën Tiranën

Postuar në 30 Janar, 2013 07:56

 

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle, pritet të vizitojë Tiranën në fillim të javës së ardhshme në një përpjekje të fundit për të mundësuar një rrugëzgjidhje për miratimin në parlament të tre reformave të bllokuara.

Fyle do të bëjë një përpjekje personale për të çuar drejt kompromisit shumicën dhe opozitën në Shqipëri, në mënyrë që vendi të ketë një shans për të marrë statusin kandidat qershorin e ardhshëm.

Nishani: Mazhoranca ka përgjegjësi më të mëdha për zgjedhjet, por opozita duhet të pranojë rezultatin

Postuar në 30 Janar, 2013 07:53

 

Kreu i shtetit tha se e ka liruar nga detyra ambasadorin Admir Banaj, por shtoi se kjo nuk ka lidhje me aferën Zafar Ansar- Argita Malltezi

Presidenti Bujar Nishani, në një intervistë për emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo”, tha se ritmi i dhënies së shtetësive është i njëjti, por shtoi se do ishte mirë që të ndryshonte ligji.

Transportonin heroinë në Francë, arrestohet familja shqiptare

Postuar në 30 Janar, 2013 07:51

 

Një familje shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë franceze, pasi tre anëtarëve të saj iu janë sekuestruar 11 kilogramë heroinë. Arrestimi i tyre është bërë në qytetin e Marsejës, ndërsa policia nuk ka bërë ende me dije identitetin e shqiptarëve.

Sipas mediave franceze, droga e sekuestruar ishte marrë në Spanjë dhe kishte si destinacion Italinë.

Tre të arrestuarit udhëtonin me dy makina njëra pas tjetrës, në mënyrë që të shmangnin policinë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara