Transportonin heroinë në Francë, arrestohet familja shqiptare

Postuar në 30 Janar, 2013 07:51

 

Një familje shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë franceze, pasi tre anëtarëve të saj iu janë sekuestruar 11 kilogramë heroinë. Arrestimi i tyre është bërë në qytetin e Marsejës, ndërsa policia nuk ka bërë ende me dije identitetin e shqiptarëve.

Sipas mediave franceze, droga e sekuestruar ishte marrë në Spanjë dhe kishte si destinacion Italinë.

Tre të arrestuarit udhëtonin me dy makina njëra pas tjetrës, në mënyrë që të shmangnin policinë.

Ata mendohet se bëjnë pjesë në grupin famëkq “French Connection”, ndërsa një prej të arrestuarve të sotëm ishte ndaluar edhe një vit më parë në Francë me 600 mijë euro, të cilat mendohej se i kishte përfituar pikërisht nga shitja e drogës.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.