Drama e Dokles, Myftinia në krah të ortodoksëve

“Shën Mëria e Beratit” bashkon Mitropolinë e Korçës dhe Komunitetin Mysliman, duke konfirmuar kështu edhe bashkëjetesën fetare në këtë qytet.
Në vijimësi të reagimeve, të cilat sollën pezullimin e shfaqjes, kreu i Komunitetit Mysliman, myftiu i Korçës, Haxhi Qazim Muçi, doli dje në një deklaratë për shtyp në mbështetje të Mitropolisë për dramën e Namik Dokles. “Drama bëri bujë në të gjithë qytetin. Ne solidarizohemi me Mitropolinë, pasi nuk është mirë që të vihen në lojë klerikët tanë. E përzumë komunizmin dhe kërkojmë që të forcojmë fenë dhe të mos përbuzim klerikët.
Ne kemi pasur marrëdhënie të mira me Mitropolinë dhe do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira, por solidariteti ndaj tyre është i madh sot. Këto drama duhet të rishikohen”, u shpreh myftiu i Korçës. Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi edhe Mitropolia, e cila veçse falënderoi për mbështetjen Myftininë e Korçës, rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin saj të dhënë tri ditë më parë. Për shkak të reagimeve të shumta të hedhura në rrjetet e ndryshme sociale, siç është edhe Facebook-u, ku janë dhënë qëndrime në emër të Mitropolisë apo komunitetit ortodoks, kjo e fundit konfirmoi se qëndrimi i saj është veçse ai i dhënë nga zëdhënësi i institucionit fetar.
“Qëllimi i kësaj deklarate është për të qartësuar edhe një herë qëndrimin e Mitropolisë së Korçës rreth spekulimeve në disa media dhe individë të ndryshëm rreth së ashtuquajturave deklarata të Mitropolisë në lidhje me dramën “Shën Mëria e Beratit”. E vetmja deklaratë zyrtare e Mitropolisë është ajo që u dha zyrtarisht nëpërmjet zëdhënësit të saj.
PANORAMA
Comments
Kleriket e asnji feja,
<p><strong>Kleriket e asnji feja, katolike, ortodokse apo muslimane nuk duhet te perjashtohen nga kritikat kur qendrimet e tyne nuk perputhen me Kushtetuten dhe ligjet qe rrjedhin prej saje.</strong></p>
Add new comment