Berisha kërkon referendum për… tri ligjet e bllokuara në Parlament dhe paralajmëron se Rama do kontestojë edhe zgjedhjet e 23 qershorit

Postuar në 27 Janar, 2013 13:43

 

Kryeministri Berisha u ka kërkuar qytetarëve në rrjetin social “Facebook” që të japin mendimin e tyre për zhvillimin e një referendumi për tre ligjet e bllokuara në Parlament.

“Sot po ju drejtohem për të kërkuar mendimin tuaj për një vendim jetik për çdonjërin prej nesh, fëmijët tanë, të sotmen dhe të ardhmen tonë europiane. Ky vendim është miratimi me REFERENDUM i tre ligjeve që kërkohen për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtare të BE nga Shqipëria” shkruan Berisha.

Ai ka akuzuar sërish kreun e PS-së se ka bllokuar 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për interesat e tij personale.

Në tërë historinë e integrimit europian të vendeve ish-komuniste, klikat e përmbysyra apo pinjollët e tyre, nuk kanë bllokuar në Parlament ligjet dhe reformat e kërkuara për integrimin e vendeve të tyre në BE siç ka bllokuar, pa asnjë shkak ligjor apo argument llogjik por thjesht për interesa personale, z.Edi Rama votimin e tre ligjeve në Parlamentin tonë. Duke ç’bllokuar me votën e qytetarëve statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, sigurohen qindra e qindra milionë euro investime direkte nga Komisioni Europian dhe sektori privat i BE si dhe dhjetëra mijëra vende të reja pune për të papunët tanë, mijëra e mijëra bursa dhe të drejta studimi në vendet antare të BE për të rinjtë tanë” ka theksuar Berisha.

Berisha thekson më tej se pas zgjedhjeve të qershorit 2013, është tashme e sigurtë se z.Rama për mbijetesë politike do përsërisë Ramën e vjeshtës 2009.

Prandaj mendoj se për statusin e vendit kandidat duhet të flasin me votën e tyre në një referendum qytetarët shqiptarë. Unë do vlerësoja shumë mendimin tuaj për këtë çështje. Për mua JU JENI TË PARËT!” përfundon kryeministri

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.