Heqja e tatim fitimit, Berisha: Përfitojnë 200 mijë punonjës nga sektori privat, 15 mijë nga ai publik

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka sqaruar nepermjet profilit te tij ne Facebook, perfitimet nga heqja e tatimit mbi te ardhurat personale. Berisha, duke iu referuar te dhenave nga Ministria e Financave ka njoftuar se nga vendimi i fundit perfitojne 200 mije punonjes vetem nga sektori privat dhe 15 mije nga ai publik.
“Ministria e Financave me njoftoi sot se, me vendimin e ardhshem te heqjes se tatimit mbi te ardhurat personale prej 10%, dhe per rrjedhoje te rritjes se rroges me 10% ose me shume se nje rroge shtese ne vit, perfitojne 200 mije punonjes vetem nga sektori privat ( dhe jo 120 mije, nga sektori privat dhe publik, sic jam shprehur ne statusin e pardjeshem ) si dhe se paku 15 mije nga i gjithe sektori publik”- shkruan Berisha ne profilin e tij ne FB.
Ai ka shtuar me tej se ka preferuar t’i ndaj me miqte e tij keto te dhena qe sipas tij jane me te sakta dhe e bejne lajmin edhe me te mire. “Ne mbajme premtimet tona! sb”- perfundon Berisha.
PANORAMA
Add new comment