PD: Zoti Rama, ju nuk mund të qëndroni mbi ligjet e vendit, po pastroni para të pista

Postuar në 29 Janar, 2013 13:45

 

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses, ka përsëritur të njëjtat akuza ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, po i fshihet dhe po refuzon prej disa javësh të bëjë transparencën para publikut për disa çështje të tij korruptive personale dhe familjare që kanë të bëjnë me origjinën e mbi 1 milion eurove investim në pallatin-pajë 5 katësh, 900 metër katrorë, me burimin e 100 milionë lekëve kredi pa interes të zonjës Basha dhe me vcmimin qesharak prej 1,3 euro te truallit të rezidencës së tij, me gjatësi themelesh 57 m, në malin e Dajtit.

Unë jam sot këtu për të ftuar z. Rama që të mos fshihet, por t’i paraqesë publikut nëpërmjet mediave, faturat e parave që investitorët e pallatit në pajë, vëllai i bashkëshortes së tij, i vetëpunësuar sipas regjistrit tatimor dhe xhaxhai i saj pensionist, i kane paguar firmës së ndërtimit.

Zoti Rama, ka dyshime të forta se në pallatin-pajë, ju personalisht keni larë paratë e gjobave qe u keni vënë ndërtuesve, prandaj ju ftojmë që në përputhje me kodin tatimor dhe ligjin e lëvizjes së vlerave monetare, të bëni publike faturat tatimore dhe numrin e llogarisë dhe bankën në të cilën kanë qenë të depozituara paratë e pallatit në paje, në rast se ato nuk janë para të pista gjobash të vendosura nga ju ndërtuesve të Tiranës apo përfitime tuaja nga grupe kriminale.

Zoti Rama ju nuk mund të qëndroni mbi ligjet e vendit dhe mos mendoni se qytetarët nuk e dinë se çfarë do të thotë mungesa e faturave në banka dhe organet tatimore të rreth 1 milion eurove të investuara në pallatin e familjes,” tha zëdhënësja e PD.

“Edhe roja e selisë së partisë suaj, e di se kjo mbanë erë – Larje parash të pista!” vijoi ajo.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.