Vlorë, 37-vjeçari i vë flakën veten në sy të familjarëve, vdes në spital

Një 37-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga vetëdjegia me benzinë. Sipas burimeve policore, Fatmir Hysi, 37 vjeç, banor i lagjes “24 Maji” është vetëdjegur me benzinë në prani të familjarëve të tij.
I riu vuante prej kohësh nga depresioni dhe kjo kishte qenë hera e katërt që tentonte t’i jepte fund jetës. Familjarët e tij janë përpjekur ti japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës.
Mjekët kanë konstatuar se 37-vjeçari ka pasur dëmtime të rënda të organeve të brendshme dhe djegie gati në të gjithë trupin. Me gjithë përpjekjet e bluzave të bardha Hysi nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pak orë pas mbërritjes në spital.
SHQIP
Add new comment