Hajdutët vjedhin për skrap sistemin e ndriçimit në stadiumin e Elbasanit. Marrin madje edhe… shtyllat

Pas vjedhjes së parë që shkaktoi 35 mijë euro dëm, ndodh e dyta vjedhje më e rëndë në stadiumin “Ruzhi Bizhuta” në Elbasan. Sipas burimeve të FSHF-së, por edhe të Klubit Elbasani, vjedhja këtë herë e sistemit të ndriçimit, i papërfunduar, është shumë e rëndë dhe me pasoja shumë të mëdha financiare dhe teknike.
Nuk ka mbetur asgjë pa vjedhur në tokë, që nga kabllot elektrikë e deri tek çdo gjë që ka pak vlerë. Tani hajdutët kanë marrë edhe shtyllat. Sipas konstatimeve janë hequr shkallët e shtyllave dhe çfarë të mundnin. Nga impianti ka mbetur vetëm karabinaja e shtyllave që nuk çmontohet dot pa vinç special, por nuk është çudi që edhe katër kunjat e sistemit të ndriçimit të çmontohen dhe të shiten për skrap.
Siç shkruhet në gazetën Shekulli, të dyja vjedhjet kanë shkaktuar një dëm prej 100 mijë eurosh.
Policia ende nuk ka ndonjë autor, ndërsa prokuroria ka hapur një hetim të gjerë, edhe pse tashmë në Elbasan hajdutët e kanë bërë rrugë vjedhjen.
TEMA
Add new comment