Shpëtim Idrizi: Kristos Papa të shpallet non grata

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, iu përgjigj dje deklaratave të neonazistit grek, Kristos Papas duke shprehur bindjen se parlamenti shqiptar do të miratojë rezolutën çame për t’ua kthyer shqiptarëve të drejtën e mohuar.
“Filiale të Agimit të Artë nuk do të hapen kurrë në Shqipëri për aq sa do të ekzistojnë shqiptarë dhe për aq sa kjo tokë quhet Shqipëri. Kristos Papa duhet të shpallet menjëherë non grata. Nëse do të ketë tentative, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe të tjerë u dolën përballë në Këlcyrë, nëse do të ketë rast tjetër, të garantoj se as Kristo Papa, as dikush tjetër nuk mund të hyjë në Shqipëri sepse ua premtoj që do të përballen me një grup të madh shqiptarësh”, tha Idrizi në emisionin “360 Gradë”.
TEMA
Add new comment