Bode: Ne jemi ndryshimi, të rrëzojmë bllokatorët më 23 qershor

Postuar në 26 Janar, 2013 14:10

 

Partia Demokratike ka festuar 22 vjetorin e krijimit të degës së saj në Pogradec. I pranishëm në aktivitet deputeti demokrat, njëherësh Ministër i Financave, Ridvan Bode, tha se kjo është një ditë e shënuar, dita e themelimit të pluralizmit politik për të qenë pjesë e BE. Më tej Bode ka ftuar qytetarët të përqafojnë këtë forcë politike, si e vetmja forcë që ka ndryshuar Shqipërinë dhe të rrëzojnë murin e bllokimit të PS.

“Ne jemi ndryshimi, se e ndryshuam Shqipërinë. Ne jemi ndryshimi, se e gjetëm vendin të fundit në Evropë, por me reforma e çuam lart. Jemi vendi i vetëm që kemi rritje të trendit të punësimit në kohë krize. Ne i hapëm rrugën vendit për në BE, përballe nesh janë ata që dikur ishin izolimi dhe sot janë bllokimi. Ju ftoj të përballemi me fushatën elektorale, për të çuar vendin në BE, ne jemi ndryshimi përpara,” tha ai.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.