Biznesi: Qeveria të na paguajë borxhet, pasi na ka futur në kolaps

Postuar në 26 Janar, 2013 14:11

 

Biznesi kërkon nga ana e qeverisë që t’i paguajë borxhet e shumta. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ka deklaruar se biznesi është futur në ngërç për shkak të borxheve të papaguara të qeverisë ndaj dhe ka kërkuar nga kjo e fundit që të mbajë premtimin për kthimin e tyre.

“Kërkojmë shlyerjen e të gjitha detyrimeve që Qeveria i ka të gjithë sipërmarrjes private dhe në funksion të kësaj, ne i kërkojmë Ministrisë së Financave që të mbajë premtimin e dhënë që 6-mujorin e parë të 2013 do të jenë të shlyerja të gjitha detyrimet që Qeveria i ka sipërmarrjes private“, ka thënë gjatë një konference për shtyp Nikolin Jaka.

Njëkohësisht, ky i fundit ka kërkuar nga ana e deputetëve të opozitës që të miratojnë në Kuvend edhe ligjin për Gjykatën Administrative.

“Ne kërkojmë miratimin e ligjit që mundëson funksionimin e Gjykatës Administrative, si një nevojë dhe domosdoshmëri për sipërmarrjen private, në funksion të kësaj, ne i kërkojmë opozitës shqiptare që të japë kompromisin dhe vullnetin e saj pozitiv në miratimin e këtij ligji”, tha Jaka gjatë fjalës së tij.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.