Arkiv-Lajme të përditësuara
Komisioni i Jashtëm fut në procedurë rezolutën çame
Komisioni i Jashtëm fut në procedurë rezolutën çame. Në mbledhjen e sotme të komisionit janë përzgjedhur edhe dy relatorët, të cilët do të merren me shqyrtimin e rezolutës çame, Fatbardh Kadilli nga PD-ja dhe Qemal Minxhozi nga PS-ja, raporton Ora News.
Deputetët e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri dorëzuan më 10 dhjetor 2012 në Kuvend rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame.
Nis të prishet edhe mozaiku në ballë të Muzeut Kombëtar
Jeta e skenës masive me luftëtarë burra e gra, ilirë me parzmore e partizanë me pushkë, që gjendet në ballin e Muzeut Kombëtar, duket se nuk është e gjatë. Një numër i madh pllakëzash të tij janë gjetur dje në mëngjes në rrugë.
“Edhe ne i kemi parë copëzat e rëna të mozaikut. Ai ka vite që është në gjendje të keqe. Janë konstatuar problemet që ka dhe dihet që dëmtimi është tërësor, çka e kanë deklaruar specialistët që e kanë parë nga afër”, ka deklaruar për GSH drejtori i Muzeut Historik, Luan Malltezi.
Kosta Barjaba rikthehet në Shqipëri
Kreu i Grupit të Punës për Çështjet Sociale të programit “Rilindja shqiptare” është kthyer në Shqipëri. I kontaktuar në telefon nga “Panorama”, Barjaba konfirmoi që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndronte i ndaluar nga Policia, i akuzuar për përvetësim të paligjshëm të mallrave. Por Barjaba nuk donte të bënte asnjë koment për akuzat ndaj tij nga Policia amerikane.
Ndërron jetë në Itali shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skura
Ndërron jetë në spitalin e Foxhias, në Itali, Musa Skura, shefi i krimeve të Burrelit, i cili u plagos pak ditë më parë në krye të detyrës. Lajmi konfirmohet nga të afërm të shefit të krimeve, të cilët bënë të ditur se Skura ndërroi jetë rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme.
Ndarja e mandateve, PD: KQZ dështoi, tani i takon Kuvendit. PS: Precedent i rrezikshëm
Komisioni i Ligjeve gjatë mbledhjes së sotme ka marrë në shqyrtim kërkesën e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit.
Deputeti i PD, Edi Paloka përkundër kërkesës së socialistëve që ndarja e mandateve të mos bëhet nga kuvendi, por nga KQZ e cila e ka këtë kompetencë, akuzoi anëtarët e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se kanë bllokuar marrjen e një vendimi për ndarjen e mandateve, duke mos i lënë rrugë tjetër kuvendit.
E shoqja e policit: Kapi njërin nga grabitësit, por e goditi tjetri
“Kujtimi është qëlluar në befasi. Ai ka kapur njërin nga grabitësit dhe u godit befasisht nga personi tjetër. Falenderojmë Zotin që ai nuk e pa bashkëpunëtorin tjetër, sepse ka qenë i armatosur me pistoletën e shërbimit dhe nuk dihet se si mund të shkonte situata!”
Kështu ka deklaruar Mimoza Vreka, bashkëshortja e oficerit të Policisë së Durrësit, Kujtim Vreka, i cili u sulmua nga dy grabitësit që po tentonin të bastisnin dyqanin e ushqimores që familja e tij kishte në pronësi.
Ajo tregon se nga goditjet ai ka thyer hundën dhe ka plagë në pjesët e syve.
DIALOGU S’NDALET
Heqja e Lapidarit të UÇPMB’së i ka nervozuar shqiptarët. Në Preshevë protestuan mbi 10 mijë njerëz, derisa në Kosovë u përdor edhe dhuna ndaj monumenteve dhe varrezave serbe. Por, pavarësisht indinjatës së qytetarëve, dialogu Prishtinë-Beograd pritet të vazhdojë normalisht.
Bashkimi Europian dhe autoritetet e Serbisë nuk presin që heqja e lapidarit në Preshevë të ndikojë në procesin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Nis sesioni i ri parlamentar, Topalli, deputetëve: Lini gjurmë në histori, votoni tre ligjet
Deputetet janë rikthyer sërish në sallën e Kuvendit të Shqipërisë në seancën e parë plenare të vitit 2013. Në këtë sesion, pritet të diskutohen mjaft çështje të rëndësishme, përfshirë edhe miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga BE-ja.
Në fjalën e saj hapëse, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u bëri thirrje të gjithë deputetëve, që të lënë gjurmët e tyre në historinë e parlamentit shqiptar, duke votuar tre ligjet që kërkohen për statusin.
SHBA, EULEX dhe OSBE dënojnë dhunën ndaj monumenteve serbe në Kosovë
Prishtinë, 21 janar – Ambasada Amerikane në Prishtinë, EULEX dhe OSBE, Misioni në Kosovë, nëpërmjet reagimeve të tyre kanë dënuar dhunën ndaj monumenteve serbe në KosovëNë reagimin me shkrim e Ambasadës sëe SHBA-ve në Prishtinë thuhet:
Kryesia e PS: Ja qëndrimi për ndarjen e mandatave
Nëse mazhoranca kalon në Kuvend ndarjen e 2009-s, kryesia ka vendosur ta kundërshtojë, ndërsa në rast se mazhoranca do të kërkojë të kalojëndarjen e propozuar nga KQZ, atëherë do të jenë deputetët e komisionit të ligjeve ata që do përcaktojnë qëndrimin