Ndarja e mandateve, PD: KQZ dështoi, tani i takon Kuvendit. PS: Precedent i rrezikshëm

Postuar në 22 Janar, 2013 03:28

 

Komisioni i Ligjeve gjatë mbledhjes së sotme ka marrë në shqyrtim kërkesën e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit.

Deputeti i PD, Edi Paloka përkundër kërkesës së socialistëve që ndarja e mandateve të mos bëhet nga kuvendi, por nga KQZ e cila e ka këtë kompetencë, akuzoi  anëtarët e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se kanë bllokuar marrjen e një vendimi për ndarjen e mandateve, duke mos i lënë rrugë tjetër kuvendit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ezauruar rrugën administrative për ndarjen e mandateve.  Kuvendi nuk mund të lejojë që procesi zgjedhor të futet në kolaps. Kuvendi nuk zëvendëson KQZ, por rruga e vetme është ndarja e mandateve si në vitin 2009”, – ka theksuar Paloka.

Ndërkohë, nënkryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj e ka cilësuar një precedent të rrezikshëm këtë që po tenton të bëjë mazhoranca, pasi sipas tij nuk janë ezauruar ende të gjitha fazat në KQZ dhe për këtë arsye ka kërkuar që të vijnë në seancë dëgjimore në këtë komisionin kryetarja dhe nënkryetari i KQZ.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.