Nis të prishet edhe mozaiku në ballë të Muzeut Kombëtar

Jeta e skenës masive me luftëtarë burra e gra, ilirë me parzmore e partizanë me pushkë, që gjendet në ballin e Muzeut Kombëtar, duket se nuk është e gjatë. Një numër i madh pllakëzash të tij janë gjetur dje në mëngjes në rrugë.
“Edhe ne i kemi parë copëzat e rëna të mozaikut. Ai ka vite që është në gjendje të keqe. Janë konstatuar problemet që ka dhe dihet që dëmtimi është tërësor, çka e kanë deklaruar specialistët që e kanë parë nga afër”, ka deklaruar për GSH drejtori i Muzeut Historik, Luan Malltezi.
Ai pohon se: “Është folur për një projekt, por vetëm kaq, s’është marrë asnjë veprim tjetër për të”.
I pyetur se nëse në prishjen e tij kanë ndikuar kushtet atmosferike, Malltezi përgjigjet: “Ato kanë një ndikim, sigurisht. Megjithatë mozaiku ka një dëmtim të përgjithshëm të strukturës së vet metalike, e cila është ndryshkur. Objekti ka nevojë për ndërhyrje urgjente, ndërkohë që ende s’di të ketë hapa konkrete”.
TEMA
Add new comment