Arkiv-Lajme të përditësuara
Korrespondenca me biznesmenin Ansar, shkarkohet ambasadori Banaj
Admir Banaj është shkarkuar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Arabinë Saudite. Emri i zotit Banaj u bë i njohur mesin e muajit dhjetor, kur deputeti socialist Taulant Balla publikoi një korrespondencë mes tij dhe biznesmenit Zafar Ansar.
Vëzhguesit Vendorë: KQZ të rishqyrtojë mandatet
TIRANE- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kerkon nga KQZ rishqyrtimin e ceshtjes se ndarjes se mandateve, duke ngritur shqetesimin se procesi nuk po respekton të drejtën kushtetuese të barazisë së votës së qytetarëve.
Ne nje leter te hapur, drejtuar për dijeni të Kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërise, KVV thote se ndarja e mandateve duhet te respektoje procedurat dhe kompetencat e përcaktuar qartazi në Kodin Zgjedhor.
Sarandë. Kapen 141 kg drogë, në pranga 3 persona
Tre persona janë vënë në pranga dhe 141 kg drogë është sekuestruar nga policia e Sarandës.
Topi: PD qëndron në fuqi se ka opozitë të dobët
Kreu i FRD-së Bamir Topi ka kritikuar Partinë Demokratike si një parti që qëndron në pushtet vetëm se ka opozitë të dobët. Gjat hapjes së degës së FRD në Gramsh, Topi kërkoi nga mbështetësit që më 23 qershor ta rrëzojnë PD-në nga pushteti. “FRD në skenën politike për zhdukjen e mashtrimit të politikës. Berisha i kthyer në diktator, PD i ka mbetur vetëm emri. Qëndron në fuqi se ka opozitë të dobët”, tha Topi. Ndërsa nenkryetari i FRD-së Gazmend Oketa tha se në Qershor kjo qeveri do përfundojë jo në Lanë, por në det.
MAPO
Deklarata e Berishës, Rama në Twitter: Shqipëria e katërta në botë! Kush e voton tallet me veten
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha nga Berati, ku renditi Shqipërinë mes katër vendeve me ekonomi më të zhvilluar në botë. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter Rama shkruan:
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Berisha nis fushatën në Berat, por gjithçka dukej e vyshkur e pa entuziazëm (një vajzë e re i prish regjinë duke i kërkuar punë)
Ironikisht Berisha u kishte kërkuar televizioneve të tij të transmetonin LIVE një takim, që ishte prelud i një dështimi zgjedhor. Kryeministri çuditi beratasit kur tha se ka bërë gjithçka për të luftuar korrupsionin, por nuk ngjalli fare emocion në një sallë të vogël të mbushur me punonjës të shtetit. Regjinë që transmetonte për mediat e Berishës e prishi një vajzë nga një familje të përndjekurish, që iu ankua kryeministrit se ka mbaruar shkollën me rezultate të shkëlqyera, por nuk ka punë
Prokuroria, Llalla largon katër drejtuesit e Tiranës
Emerimet/ Prokurori i çështjes së Aldo Bares bëhet shef i Task-Force. Katër emrat e rinj në drejtim të Akuzës së kryeqytetit.
Tiranë, “rokadë” në Prokurori: Kryeprokurori Adriatik Llalla firmos pesë emërime, “preken” zv.drejtuesit.
Shqipëria, vend i bekuar nga Zoti dhe i mallkuar nga lidershipi
“Ma vranë djalin para shtëpisë dhe s’munda ta shpëtoja”
Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Xhakjes, avokati i tij: Kam mësim, nuk vij dot
Gjyqi ndaj vrasësit të kryekomisar Adem Tahirajt, Ilir Xhakja, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të tij. I cilësuari si “i forti” i Shijakut, Xhakja ka qëndruar vetëm pak minuta përballë trupit gjykues pasi avokati i tij nuk është paraqitur në seancë.
Avokati Andi Duraj, përmes një shkrese i kishte kërkuar gjykatë shtyrjen e seancës gjyqësore, me argumentin se orari që ishte përcaktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore, përkonte me orarin që ai jepte mësim në një universitet në Tiranë.