Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Xhakjes, avokati i tij: Kam mësim, nuk vij dot

Gjyqi ndaj vrasësit të kryekomisar Adem Tahirajt, Ilir Xhakja, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të tij. I cilësuari si “i forti” i Shijakut, Xhakja ka qëndruar vetëm pak minuta përballë trupit gjykues pasi avokati i tij nuk është paraqitur në seancë.
Avokati Andi Duraj, përmes një shkrese i kishte kërkuar gjykatë shtyrjen e seancës gjyqësore, me argumentin se orari që ishte përcaktuar për zhvillimin e seancës gjyqësore, përkonte me orarin që ai jepte mësim në një universitet në Tiranë.
Këtë fakt sipas GSH-së e ka paraqitur relatori i trupit gjykues, dhe pasi ka marrë mendimin e të akuzuarit Xhakja, seanca ka përfunduar pasi i akuzuari ka dashur të kishte si mbrojtës pikërisht avokatin Andi Duraj.
TEMA
Add new comment