Arkiv-Lajme të përditësuara
PËRBALLJA E MADHE
Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic do të flasin sot për çështjen e Veriut në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton. Natyrisht, nuk pritet që takimi dy-tri orësh të sjellë ndonjë rezultat konkret, por dita e sotme shënon fillimin e një përpjekjeje, tashmë edhe ndërkombëtare, për zgjidhjen e këtij problemi jashtëzakonisht të madh.
Për herë të parë pas pavarësisë, udhëheqësit kosovarë dhe serbë do të flasin për problemin e Veriut të Kosovës.
Për pjesën më problematike e Kosovës do të bisedohet sot nga dy kryeministrat – Hashim Thaçit dhe Ivica Dacicit.
Serbia pozicionon forca shtesë në kufirin me Kosovën
Skadimi i ultimatumit të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë ndaj autoriteteve shqiptare të komunës së Preshevës për heqjen e lapidarit me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së ka vënë në lëvizje forca të shtuara të policisë së Serbisë në kufi me Republikën e Kosovës.
Burime të Kosovapress nga fshati Dobrosin, fshat ky që gjendet rreth 600 metra larg nga kufiri me Kosovën, kanë thënë se, gjatë ditës së sotme janë parë përforcime të forcave policore të Serbisë përgjatë kësaj pjese të kufirit.
Argita: Ramën e ka zënë paniku i fshehjes së pasurisë
Vajza e kryeministrit Sali Berisha deklaroi se kreun e opozitës e ka zënë paniku I fshehjes së pasurisë. Sipas Argita Malltezit motoja që përdorkryetari i PS-së Rama është shpifja.
Privatizimi i HEC-eve, Dervishaj: Procesi transparent , nuk kemi bërë shkelje ligjore
AK: Qeveria e Berishës, lavatriçe e krimit të organizuar, e zhyti vendin në terrorin e krimit
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ditën e sotme lidhur me situatën e rëndë të kriminalitetit në vend, i cili sipas kësaj partie ka shënuar rritje të frikshme në të gjithë vendin.
Pronari i një dyqani materialesh ndërtimi, bashkë me vëllain refuzuan të japin paratë
THAÇI: NUK DO TË FLASIM PËR STATUSIN POLITIK TË KOSOVËS
Statusi i Kosovës, integriteti territorial dhe rregullimi i brendshëm i Republikës së Kosovës, nuk do të shtrohen asnjëherë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel. Këtë garanci e ka dhënë kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.
Ai ka njoftuar kabinetin qeveritar për çështjet që do të diskutohen në takimin e nesërm në Bruksel me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, për të cilat pika është konsultuar edhe me liderët e subjekteve politike në Kosovë.
Reeker: Shqipëria të dëshmojë se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike
Zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker ka deklaruar nga Brukseli domosdoshmerine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e te ndershme ne vendin tone, si nje deshmi jo vetem ndaj faktorit nderkombetar, por edhe qytetareve te saj.
Deklarata eshte bere gjate nje takimi me gazetaret. “Shqipëria e ka rastin t’i dëshmojë jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe vetë qytetarëve të saj, se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe të lira”- ka thene ai.
Rama bën publik numrin e telefonit
Nën ndikimin e fushatës elektorale, liderët politikë në Shqipëri po tregohen të hapur ndaj komunikimit me qytetarët. Edi Rama është një prej tyre që po përdor të gjitha rrugët për një gjë të tillë.
Pas komunikimit të drejtpërdrejtë në rrjetin social “Twitter”, ku qytetarë të ndryshëm drejtuan pyetje, tani kreu i Partisë Socialiste ka bërë publik dhe një numër telefoni ku mund të dërgoni emrin dhe adresën elektronike për të komunikuar me të drejtpërdrejtë.
Ekrem Spahia: Do mbyllim para zgjedhjeve shitjen e pronave të ushtrisë
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se synon t’i mbyllë para zgjedhjeve të 23 qershorit shitjen e pronave të ushtrisë dhe municioneve.