Argita: Ramën e ka zënë paniku i fshehjes së pasurisë

Postuar në 16 Janar, 2013 14:26

Vajza e kryeministrit Sali Berisha deklaroi se kreun e opozitës e ka zënë paniku I fshehjes së pasurisë.  Sipas Argita Malltezit  motoja që përdorkryetari i PS-së Rama është shpifja.  “Në panikun për të fshehur pasuritë e tij, dhe nën moton shpif shpif se dicka mbetet, z.Rama ka vënë në përdorim gjithë arsenalin e tij mediatik për të hedhur baltë në vend që të sqarojë kapjen e tij nga interesat e milionave, të padeklaruar prej tij dhe bashkëshortes së tij Linda Basha”, deklaron zonja Malltezi. Sipas saj kryeasocialisti Rama duhet të japë sqarime para shqiptarëve për pyetjet e mëposhtme:
Cila është origjina e huasë prej 100 mln lekësh të bashkëshortes suaj Linda Basha?
Përse nuk jepni përgjigje nëse keni qënë në konflikt interesi kur keni firmosur lejen e ndërtimit për pallatin 5 katësh të bashkëshortes suaj dhe familjes së saj në Rr “Qamil Guranjaku” ?
A keni abuzuar ju me detyrën kur keni firmosur shndërrimin e një shesh pushimi pallatesh në shesh ndërtimi për pallatin 5 katësh të bashkëshortes suaj, në kundërshtim me nenin 62 të ligjit të urbanistikës ?
Lidhjet tuaja familjare ju detyrojnë të beni publike burimet e financimit të një pallati prej 900 metra katrorë në qendër të Tiranës si dhe përgjigjen nëse firmat e ndërtimit janë paguar në para apo jo.
Në lidhje  me akuzat e PS për një korrespondencë mes zyrës së saj avokatore dhe biznesmenit pakistanez Zafar Ansar, i cili kërkonte të investonte në Shqipëri në fushën e energjitikës vajza e kryeministrit u shpreh:  “Biznesmeni në fjalë 6 vjet më parë më ka kontaktuar mua, dhe jo anasjelltas, dhe më ka kërkuar përshkrim ligjor dhe ndihmë në fazën fillestare të hartimit të projektit dhe studimeve tjera që duheshin për këtë fazë. Çdo veprim i zyrës sime të avokatisë ka qënë tërësisht privat dhe nuk ka patur të bëjë me ndërtim pallati prej 5 katësh në lulishten e sheshit të pallateve, me leje të firmosura nga ju në konflikt të hapur interesi për bashkshorten tuaj. Për të gjitha veprimet e zyrës sime të avokatisë, zotëria në fjalë nuk ka paguar as dhe një qindarkë, ndonëse ai ishte njohur paraprakisht me transparencë të plotë me tarifat e zyrës. Zoti Rama tarifat e përcaktuara dhe të njoftuara haptas klientëve në një vend të lirë janë akt i plotë transparence dhe t’i me këtë nuk mund të justifikosh burimin e fondit prej 1 milion euro të ndërtimit të pallatit nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar i familjes së bashkëshortes suaj Linda Basha. Z Rama ju nuk mbuloni dot me tarifat e zyrës sime të avokatisë, të deklaruara paraprakisht klientit në fjalë sic e kërkon praktika e punës, me mos deklarimin e burimit të 100 milionë lekëve kredi pa interes të bashkëshortes suaj, ndërkohë që ligji i deklarimit të pasurive të detyron qartazi për këtë”.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.