Pronari i një dyqani materialesh ndërtimi, bashkë me vëllain refuzuan të japin paratë

Postuar në 16 Janar, 2013 14:19

 

Sapo janë kapur dy autorë të një grabitjeje të rëndë në Tepelenë, maskat janë rishfaqur në Lushnjë, duke plagosur pronarin e një dyqani materialesh ndërtimi, pasi i dëmtuari nuk ka pranuar të japë paratë dhe është përleshur me dy grabitësit. Pronari i dyqanit është plagosur në sy të vëllait të tij, me të cilin ka biznesin, ndërkohë që dy personat e maskuar, të cilët mendohet se kanë qenë në moshë të re, janë larguar me vrap, duke përfituar edhe nga errësira. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në një dyqan në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë. Mësohet se në momentin e ngjarjes, në dyqan ndodheshin dy vëllezërit Fatos dhe Jemin Sadiku, të cilët kanë bërë rezistencë kur grabitësit u kanë kërkuar paratë nën kërcënimin e armës. Njëri nga grabitësit ka goditur me grusht Jeminin, i cili ka përplasur kokën në një prag, që i ka sjellë një plagë në kokë. Për pasojë, 45-vjeçari Jemin Sadiku u plagos rëndë dhe humbi ndjenjat. Pas kësaj, autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur. Nuk dihet ende shuma e parave apo sasia e mallrave të grabitura, por paraprakisht, policia tha se dy autorët e ngjarjes së rëndë nuk kanë mundur të grabisin asgjë. Megjithatë, situata është rënduar më shumë për shkak të gjendjes shëndetësore të personit të plagosur. Jemin Sadiku u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi sipas të dhënave nga spitali rajonal, ai është në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve. Policia tha se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ndonjë gjurmë e dyshimtë, por detaje mbi këtë krim të rëndë mund të japë vëllai i të dëmtuarit, por ende nuk është marrë dëshmia e tij, pasi ka shoqëruar të plagosurin drejt Spitalit Ushtarak. Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar disa persona të zonës, kontingjent policie, si të dyshuar për grabitjen me armë. Policia tha se dy grabitësit janë larguar rrugicave të zonës, veprim që të lë të mendosh se ishin njohës të mirë të zonës. E. Hoxhaj

 SHQIP

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.