AK: Qeveria e Berishës, lavatriçe e krimit të organizuar, e zhyti vendin në terrorin e krimit

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ditën e sotme lidhur me situatën e rëndë të kriminalitetit në vend, i cili sipas kësaj partie ka shënuar rritje të frikshme në të gjithë vendin.
Në një mbledhje me strukturat e partisë për kryeqytetin, Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se krimet janë rritur në vitin e fundit me 17%, shifër kjo alarmante në krahasim me numrin e popullsisë. Në fjalën e tij, kreu i AK i është referuar pasigurisë me të cilën hasen çdo ditë qytetarët shqiptarë, pasi në çdo moment janë të rrezikuar nga krimi i rrugës, pasojë e keqqeverisjes.
“Krimi u rrit në një vit me 17%, grabitjet janë rritur me 380%, prej aksidenteve rrugore mbi 300 të vdekur në vitin që sapo lamë pas dhe të panumërt janë të plagosurit në to. Në Shqipëri mbillet më shumë kanabis sativa se sa ullinj dhe dru frutorë. E gjithë kjo situatë ka vetëm një shkak. Qeveria e shtetasit Sali Berisha është kthyer në lavatriçe të parave të krimit të organizuar kombëtar dhe atij ndërkombëtar”, – deklaroi kryetari i Aleancës Kuq e Zi.
SHQIP
Add new comment