Arkiv-Lajme të përditësuara

Nishani: Anëtarët e KQZ-së nuk duhet të ndikohen nga presionet politike. Palët duhet të njohin rezultatin

Postuar në 15 Janar, 2013 04:18

 

Problemi i vetëm dhe sfida e vetme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme mbetet përmirësimi i kulturës politike mes palëve politike. Kështu ka konstatuar kreu i shtetit Bujar Nishani gjatë një interviste në televizionin “Channel One”.

Mali i Zi, vidhet flamuri shqiptar në ambasadë

Postuar në 14 Janar, 2013 13:22

 

PODGORICE- Sulmohet ambasada shqiptare në Malin e Zi.

Policia e Podgoricës njoftoi sot se ka vënë në pranga shtetasin, Enver Sabotiç, pasi akuzohet se ka vjedhur flamurin shqiptar para godinës  së ambasadës shqiptare ne kryeqytetin malazez.

Ambasada Shqiptare është e vendosur në rrugën Dragojevica në qendër të Podgoricës.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ketij incidenti.

 

PANORAMA

Shqipëria dhe Kosova 'braktisin' Preshevën, Beogradi i kërcënon. Demaçi: Bëhuni gati për luftë

Postuar në 14 Janar, 2013 13:20

 

Ndonëse shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi duhet të merreshin në mbrojtje nga dy shtet shqiptare, ata kanë marrë kërcënim nga Beogradi. Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vuçiç ka vizituar bazën ushtarake afër Bujanovcit, bazë e cila është hapur në nëntor të vitit 2009. Më pas ai vizitoi edhe bazën tjetër pranë kufirit me Kosovën bazë që kujdest për sigurinë në kufi.

ISSH: Jemi larg pragut epidemik për gripin sezonal

Postuar në 14 Janar, 2013 13:18

 

PS, padi në Prokurori për shitjen e HEC-eve

Postuar në 14 Janar, 2013 13:16

 

Partia Socialiste i kërkoi Prokurorisë së Tiranës të hetojë vendimin e Qeverisë për privatizimin e katër hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2, Ulzës dhe Shkopetit. Dosja është dorëzuar pranë organit të akuzës së kryeqytetit nga deputeti Eduard Shalsi, i cili tha se privatimi i katër HEC-eve u shkakton qytetarëve shqiptarë një dëm prej 100 milionë eurosh.

Kurbin, vritet me plumb në kokë i riu

Postuar në 14 Janar, 2013 13:15

 

Trupi i Marsel Pajës është gjetur në një kanal. Shoqërohen disa persona që kanë lidhje gjaku

Ardi Bushi

 

FRD: KQZ, praktikë abuzive. Na përjashtoi nga fondet për partitë dhe përfitimet sipas Kodit

Postuar në 14 Janar, 2013 08:35

 

Fryma e Re Demokratike nëpërmjet Sekretarit të saj për Çështjet Zgjedhore Ervin Karamuço akuzoi KQZ per praktike abuzive, duke shprehur shqetesimin per perjashtimin e saj nga perfitimi i ndarjes se fondit per partite dhe gjithe perfitimeve qe sipas saj i takojne me ligj nga Kodi Zgjedhor.

Deklarata

Afishohen listat, 4 mijë votues më shumë

Postuar në 14 Janar, 2013 08:33

Fieri numëron rreth 4 mijë votues më shumë se në procesin e fundit elektoral. Një fakt i tillë konfirmohet nga listat paraprake të zgjedhësve, të cilat janë afishuar nga bashkia. Luiza Strati, përfaqësuese e këtij institucioni, bën të ditur se janë shtuar edhe 10 qendra të reja votimi, ndërsa janë hequr emrat e dubluar në lista. "Numri i qendrave të votimit për 2013-ën, qershor 2013 do të jetë 94 qendra, nga 84 që kishte në zgjedhjet e fundit. Ka një ndryshim sivjet, që nuk do të ketë asnjë qendër votimi në lokale private, por do të jenë të gjitha në institucionet shtetërore.

'Shqipëria e Madhe', realitet në 2035-n

Postuar në 14 Janar, 2013 08:27

 

Shqipëria do të bashkohet me Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë, ndërkaq Bosnja e Hercegovinën do ta ndajnë Serbia e Kroacia. Kështu mendojnë ekspertët rus se do të duket Evropa në vitin 2035.

Ata kanë krijuar hartën e kontinentit të vjetër në bazë të dokumenteve të CIA-s dhe shërbimit sekret rus. Sipas tyre, Shqipëria do të bashkohet me Kosovën dhe me një pjesë të Maqedonisë do ta krijojnë Shqipërinë e Madhe.

Ruli: Pavarsisht ndryshimeve klimaterike janë rritur të ardhurat nga bujqësia

Postuar në 14 Janar, 2013 08:25

Në analizën vjetore të Ministrissë së Bujqësisë Ministri Genc Ruli konstatoi se janë rritur të ardhurat në këtë dikaster dhe bujqësia ka pasur zhvillim.“Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka shënuar një progres të ndjeshëm me tregues bazikë cilësorë dhe sasiorë që karakterizojnë jo vetëm një rritje të prodhimit, rritje të produktivitetit, por me një rritje të ardhurash”, tha Ruli në një konferencë për shtyp.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara