Ruli: Pavarsisht ndryshimeve klimaterike janë rritur të ardhurat nga bujqësia

Postuar në 14 Janar, 2013 08:25

Në analizën vjetore të Ministrissë së Bujqësisë Ministri Genc Ruli konstatoi se janë rritur të ardhurat në këtë dikaster dhe bujqësia ka pasur zhvillim.“Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka shënuar një progres të ndjeshëm me tregues bazikë cilësorë dhe sasiorë që karakterizojnë jo vetëm një rritje të prodhimit, rritje të produktivitetit, por me një rritje të ardhurash”, tha Ruli në një konferencë për shtyp.  Sipas ministrit  progresi u arrit pavarësisht ndryshimeve klimaterike në vendin tonë dhe botë, të cilat ndikuan në bujqësi dhe blegtori.  “Thatësira ka goditur shumë vende, ka pasur rënie të madhe të prodhimit në shumë vende, dhe kemi pasur rritje tëçmimeve të burimeve energjitike që kanë sjellë një rritje të çmimeve të produkteve bujqësore. Aspektet klimatike që kanë ndikuar dhe në vendin tonë, u karakterizuan nga një dimër i gjatë dhe i ftohtë dhe një thatësirë e madhe dhe e zgjatur në kohë”, tha mes të tjerash Ruli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.