Arkiv-Lajme të përditësuara

“Statusi në BE nuk varet vetëm nga miratimi i ligjeve”

Postuar në 12 Janar, 2013 06:10

 

Ambasadorja gjermane: KQZ të mos politizohet.

Holtkemper: Do mbikëqyret zbatimi i reformave, sistemi i drejtësisë e lufta kundër korrupsionit.

KQZ ndan 2 milionë dollarë për gjashtë parti

Postuar në 12 Janar, 2013 06:07

 

Luis tanushi

Gjendet fajtori, dënohet një sekretare

Postuar në 12 Janar, 2013 06:03

 

Diploma e Bossi-t

Skandali i diplomës false shfryhet në maksimum. Jonida Ajazi firmosi për Renzon

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Studimet - “Nga hetimet e kryera rezulton e provuar se shtetasit Renzo Bossi dhe Pierangelo Moscaguiro nuk kanë ndjekur studimet e larta”

Akuza për afera korruptive, AK kërkon arrestimin e drejtorit të Qytetit Studenti

Postuar në 12 Janar, 2013 06:01

 

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar paraditen e të shtunës një protestë në Qytetin Studenti për të denoncuar aferat korruptive të Drejtorit të Qytetit Studenti. Të rinjtë kuqezi kanë kërkuar nisjen e hetimeve nga Prokuroria dhe arrestimin e drejtorit të Qytetit Studentit, Bujar Brovina, që sipas tyre ka përfituar miliona dollarë në rrugë antiligjore dhe i ka ndarë me njerëz të afërt me kryeministrin Sali Berisha.

Manjani: Askush nuk fiton dot zgjedhjet pa LSI-në, ka një garë kush na bën ftesën më të bukur

Postuar në 12 Janar, 2013 05:57

 

Ylli Manjani, sekretar i LSI-së, duke folur në një intervistë për Ora News, ka thënë se PD dhe PS kanë hyrë në një betejë se kush bën ftesën më të bukur për LSI-në, pasi e dinë që pa këtë të fundit nuk i fitojnë dot zgjedhjet. Por, sipas tij, ato po merren me faktin se kush do ta tërheqë pas vetes LSI-në, duke lënë mënjanë problemet ekonomike dhe çështjet e tjera të ditës.

Gjenerali Reinhardt: Politika s’lejoi ta bashkojmë Mitrovicën

Postuar në 12 Janar, 2013 03:14

 

Prishtinë, 12 janar – Ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Klaus Reinhardt ka thënë se gjatë kohës sa ai kishte shërbyer në krye të forcës shumëkombëshe kishte ekzistuar një plan nga ana e këtij misioni për integrimin e qytetit të Mitrovicës, mirëpo ky projekt nuk kishte gjetur përkrahje te politika ndërkombëtare. Reinhardt ka folur të premten në konferencën: “Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sfidat dhe mundësitë”, të organizuar nga Kolegji Universitar ISPE, e në të cilën ai ka qenë panelisti i vetëm. 

23 personalite, Ramës: Hiqe pritën, voto 3 ligjet

Postuar në 12 Janar, 2013 03:11

 

Një listë prej 23 personalitetesh shqiptare mes tyre, mjek, sportistë, aktorë, profesorë, shkrimtarë, dirigjentë i janë drejtuar me një letër të hapur kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama ku i bën thirrje të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Arrestohet në Shqipëri i shumëkërkuari ish-ministri i Jashtëm i Perusë?

Postuar në 12 Janar, 2013 03:08

Ish-ministri i Jashtëm peruan, Augusto Blacker Miller është arrestuar në Tiranë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar që prej viti 2009 nga Interpoli. Lajmin e bën të ditur agjencia peruane e lajmeve “El-Comercio” Gjithashtu, lajmin e arrestimit të Millerit e ka konfirmuar në televizionin “Canal N” edhe prokurori peruan Julio Arbizu. Miller është akuzuar nga autoritetet e drejtësisë peruane si një prej organizatoreve të grushtit të shtetit të vitin 1992 nga regjimi i Alberto Fujimori.  Në vitin 2005, Miller ishte arratisur nga Peruja dhe në  vitin 2009 u arrestua në SHBA.

Vrasja e Ahsinja Krythës, nga dy djemtë e të dashurit

Postuar në 12 Janar, 2013 03:06

 

Nikoleta Kovaçi

Balla: Ja e-maili ku vajza e Berishës, mashtron ambasadorin e huaj

Postuar në 12 Janar, 2013 03:02

 

Bazuar në një korrespondencë mes zyrës së avokatisë së Argita Berisha Malltezit dhe biznesmenit Zafar Ansar, PS vijoi së denoncuari atë që e quan “i tërë shteti në shërbim të vajzës së Kryeministrit”.  Deputeti Taulant Balla, duke iu referuar kësaj korrespondence tha se “pas përfshirjes së studios ligjore dhe ortakes së Argitës, duket se projekti ka hasur në një mur të pajustifikueshëm kërkesash nga ana e palës Berisha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara