23 personalite, Ramës: Hiqe pritën, voto 3 ligjet

Një listë prej 23 personalitetesh shqiptare mes tyre, mjek, sportistë, aktorë, profesorë, shkrimtarë, dirigjentë i janë drejtuar me një letër të hapur kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama ku i bën thirrje të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
“Ai që kërkon të na rreshtojë nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe të padobishme, nga “as këndej e as andej”, ai që do të bëjë lojën e vjetër e të fëlliqtë, aroma e së cilës na i ka qelbur livadhet e shpresës jo rrallë herë gjatë historisë sonë, ka për të fituar ndëshkimin e Zotit dhe të shpirtrave libertinë shqiptarë.
Liria jonë s’ka çmim. Dinjiteti ynë duhet të jetë i pacënueshëm. Nuk mundet më të shihemi nga të tjerët si qytetarë të dorës së fundit. Kjo është fyese për fëmijët tanë. Këtë, ne nuk e falim. Ata nuk mund të rriten më me modelin fytyrështrembër të së kaluarës. Mjaft më! Z. Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!”- thuhet ndër të tjera në peticionin e nënshkruar nga këto personalitete;
- Prof. Dr. Pal Xhumari
- Prof. Arvin Dibra
- Dr.Shkencave Mirela Xhafa
- Prof. Xheladin Dracini
- Dr.Shkencave Sajmir Heba
- Prof.Dr. Silvana Bali
- Prof. Dr. Hasan Hafizi
- Lusianda Shkembi Mjeke
- Dhimitraq Argjiri Mjek
- Natasha Themeli Mjeke
- Olta Gixhari Aktore
- Llaqi Nako Baletmaester
- Prof.Dr. Nora Çashku Pianiste
- Arben Morina Piktor
- Kristi Bello Kompozitor
- Agron Tufa Shkrimtar, Drejtori i Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit
- Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu
- Visar Zhiti Shkrimtar
- Prof. Salvator Bushati Akademik
- Niko Xhaçka Mjeshter i madh i Sportit
- Bujar Llapaj Dirigjent
- Gezim Peshkepia ish I burgosur politik
- David Tukiqi Kompozitor
PANORAMA
Add new comment