Arrestohet në Shqipëri i shumëkërkuari ish-ministri i Jashtëm i Perusë?

Ish-ministri i Jashtëm peruan, Augusto Blacker Miller është arrestuar në Tiranë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar që prej viti 2009 nga Interpoli. Lajmin e bën të ditur agjencia peruane e lajmeve “El-Comercio” Gjithashtu, lajmin e arrestimit të Millerit e ka konfirmuar në televizionin “Canal N” edhe prokurori peruan Julio Arbizu. Miller është akuzuar nga autoritetet e drejtësisë peruane si një prej organizatoreve të grushtit të shtetit të vitin 1992 nga regjimi i Alberto Fujimori. Në vitin 2005, Miller ishte arratisur nga Peruja dhe në vitin 2009 u arrestua në SHBA. Mediat peruane raportojnë se nuk dihet se si ish-ministri mundi të shkojë në Europë dhe për më tepër në Shqipëri, Për sa i përket policisë shqiptare, nuk ka asnjë burim zyrtar që të konfirmojë lajmin e arrestimit të shtetasit peruan të kërkuar ndërkombëtarisht. Ndërkohë autoritet e shtetit amerikano-jugor priten të njoftojnë rreth procedurave të ekstradimit të Millerit. Sipas prokurorit Arbizu, ish-ministri mund të ekstradohet nga Shqipëria për në SHBA.
SHEKULLI
Add new comment