Arkiv-Lajme të përditësuara
Burrel, shkëmbim zjarri gjatë operacionit të policisë, plagoset rëndë shefi i krimeve
Shefi i krimeve në Burrel ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri gjatë një operacioni policor mbrëmjen e sotme. Sipas policisë, shefi i krimeve, Musa Skura është qëlluar me armë zjarri nga disa persona gjatë një operacioni policor në fshatin Suç të këtij rrethi.
Mësohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe 4 personave të shpallur në kërkim për disa vepra penale, cilët ishin të armatosur, ka mbetur i plagosur edhe njëri prej tyre, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
PD: Do vazhdojmë të rrisim rrogat dhe pensionet, edhe pse Rama është kundër
Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit të saj, Gert Bogdani, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, duke e akuzuar kreun PS se ka urdhëruar deputetët e partisë së tij që të votojnë kundër rritjes së rrogave dhe pensioneve.
Tiranë, treni përplas për vdekje kalimtarin
TIRANE- Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes nga treni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Yrshekut, ndërsa ende nuk behet me dije identiteti i viktimës.
Përplasja i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme kalimtarit.
Mësohet se policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë çuar në këtë aksident, si dhe për identifikimin e viktimës.
PANORAMA
Laç, vritet më plumb në kokë 25-vjeçari, trupi hidhet në rrugë
Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur me plumb në kokë në fshatin Fushë Gjormë të Laçit nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se 25-vjeçari është ekzekutuar me një plumb në kokë, por emri i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Sipas policisë dyshohet se i riu është vrarë gjatë orëve të natës në një vend tjetër dhe më pas është hedhur buzë rrugës në fshatin Fushë Gjormë për të humbur gjurmët.
Rama: Do pesëfishojmë financimet në bujqësi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur një konferencë për gazetarët dhe në fillim të fjalës së tij ka uruar të gjithë forcat e Policisë së Shtetit dhe ka shprehur mbështetjen për të gjithë punën policëve. Ai ka shtuar gjatë fjalës së tij se, tre figurave të shoqërisë siç, që janë polici, mjeku dhe mësuesit t’i kthejë nderin dhe dinjitetin që kjo qeverisje i ka shkartuar
Rama gjatë fjalë së tij ka treguar për një sondazh të kryer dhe ka thënë se përfundimet janë të frikshme për pasigurinë dhe frikën që kanë qytetarët.
Bashkia çon pallatin e Linda Bashës në Prokurori
Bashkia e Tiranës, ka reaguar sot në lidhje me pallatin e ndërtuar në rrugën “Qamil Guranjaku” i cili sipas PD është në pronësi të bashkëshortes së kryesocialistit Edi Rama.
Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha në një dalje për mediat ditën e sotme deklaroi se, leja për ndërtimin e pallatit të bashkëshortes së Edi Ramës, Lindita Bashës, është dhënë në kundërshtim me ligjin në vitin 2006 dhe se dosjen për këtë çështje ia ka kaluar Prokurorisë.
Berisha: Pas 2005-s, policia suksese të jashtëzakonshme. Noka: Sot policia është e depolitizuar
Policia e Shtetit kremton sot 100-vjetorin e krijimit të saj. Me rastin e 100-vjetorit të krijimit të saj, policia organizohen sot një sërë aktivitetesh.
Aktivitetet nisën me vendosjen e kurorave me lule tek memoriali kushtuar të rënëve në Qendrën e Formimit Policor ku kanë qënë të pranishëm ministri i brendshëm Famur Noka, drejtori i përgjithshëm Hysni Burgaj si dhe familjarë të të rënëve në krye të detyrës.
Ruçi: Berisha kokrra e mashtruesit, s’lë pushtet
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, zhvilloi një takim me strukturat e PS-së në qytetin e Gjirokastrës për nisjen e përgatitjeve për fushën e elektorale të 23 qershorit. Ruçi akuzoi kreun e qeverisë se mashtroi buxhetorët dhe krijoi një anomali me mosdhënien e rrogave. “Berisha është kokrra e mashtruesit, pasi nuk ishin justifikim listëpagesat, por mungesa e të hollave për shpërndarjen e tyre buxhetorëve”, tha dje Ruçi.
Imami: Ministria e Mbrojtjes i ka arritur objektivat
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në analizën vjetore të institucionit që ai drejton shprehet se viti që kemi lënë pas ka qenë i suksesshëm porsa i përket arritjeve të ministrisë që ai drejton.
Sipas Imami, viti 2012 ishte përcaktues në implementimin e reformave. Ai veçoi arritjen e objektivit për standardizimin e ushtrisë shqiptare, që siç tha ai, u nis në vitin 2010 dhe u përfundua gjatë 2012-ës.
Memli Krasniqi, i favorizuar për kryetar të PDK-së në Prishtinë
Prishtinë, 13 janar - Ministri aktual i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Memli Krasniqi, ka më shumë shanse që të jetë kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, kanë thënë burime të kësaj partie. Dega e PDK-së në Prishtinë pritet që të hënën të zgjedhë kryetarin e ri të saj. Të shtunën ajo e ka zgjedhur Kryesinë e saj.
Burime të Kohës Ditore brenda PDK-së kanë thënë se shumica e anëtarëve të Kryesisë së PDK-së në Degën e Prishtinës më shumë afërsi kanë me Krasniqin sesa me dy kandidatët e tjerë: Lirak Çelajn dhe Shemsi Veselin.