Arkiv-Lajme të përditësuara
Ekstradohet Jetmir Llani, akuzohet për vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Shkreta
Ekstradohet nga Italia 34-vjeçari Jetmir Llani, i cili dyshohet se ka vrarë Mark dhe Gentian Shkretën, babë e bir, dhe ka plagosur djalin tjetër të familjes Shkreta, Aurelin. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shtetit saktësuan se Llani ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, mesditën e sotme dhe u është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Balla:Erdha në Gjykatë, por nuk gjeta paditësin. Jamarbër Malltezi: Mos u fshih pas gënjeshtrave
Procesi gjyqësor i nisur pas padisë së ngritur nga Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës, ka shërbyer si objekt akuzash në distancë mes dhëndërrit të Berishës dhe deputetit socialist. Ky i fundit, pas shtyrjes së procesit gjyqësor në ngarkim të tij, ka akuzuar se Gjykata e Tiranës është kthyer në një ankesë të oborrit të Kryeministrit. Balla ka deklaruar se është paraqitur në seancë, por aty ka munguar paditësi, Jamarbër Malltezi.
Berisha mbledh Komitetin kundër krimit të organizuar: Gjithçka për sigurinë e qytetarëve
TIRANË- Kreu i qeverisë në të parën mbledhje të këtij viti të Komitetit për masat kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmin ka garantuar se kjo luftë mbetet objektivi më madhor dhe se duhet bërë gjithçka për sigurinë e jetës së qytetarëve.
Serbia ndjek politikën e Millosheviçit me shqiptarët e Preshevës
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se “shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të diskriminuarit në Europë”. Hoxhaj ka thënë se Serbia është duke vazhduar me politikën e Millosheviçit në Luginën e Preshevës, transmeton “Zëri”
“Qeveria serbe duhet të ndërmarrë të gjitha hapat që t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe të respektojë marrëveshjen e Konçulit. Ne jemi të shqetësuar dhe atje është e trashëguar një politikë e së kaluarës së Milosheviçit”, është shprehur Hoxhaj gjatë një vizite që ai po zhvillon në Egjipt.
Arrestohet autorët që grabitën me armë autobusin
Mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga autorët që një ditë më aprë i bënë pritë dhe grabitën pasagjerët e autobusit Tiranë –Sarandë. Sipas policisë autorët e ngjarjes janë dy vëllezërit Babuç Ruçi 31 vjeç dhe Melsen Ruçi 24- vjeç, nga fshati Mamaj i Tepelenës. Këta persona kanë grabitur më parë edhe një magazinë, prandaj janë piketuar nga policia. 31-vjeçari Ruçi është dënuar edhe në Greqi, për trafik të lëndëve narkotike. Pas kontrollit në shtëpinë e tyre, policia ka gjetur një arsenal armësh dhe lëndë narkotike.
METE nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për gazin
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nënshkroi sot një tjetër marrëveshje përmes së cilës pretendon të nxisë mbërritjen e gazit natyror në Shqipëri.
Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit për furnizimin me gaz me kompaninë zvicerane “Axpo tranding ag”.
Haxhinasto vlerësoi se “marrëveshja me kompaninë zviceriane është me rëndësi për konkretizimin e projektit të gazsjellësit TAP”.
Gjithashtu ministri i METE-s njoftoi se pritet të firmoset shumë shpejt marrëveshja qeveri-konsorciumi TAP.
Ndarja e Kosovës: zgjidhje apo ide e gabuar
Kur flitet për ndarjen e Kosovës, atëherë më i rëndëishmi është pohiomi se ajo de facto tashmë është e ndarë, dhe se ndryshimi i asaj gjendjeje sot as që mund shihet. Një lloj pat pozicioni është ky: Serbia dhe serbët në veri të Kosovës nuk mund të luftojnë për atë hapësirë, qeveria kosovare po ashtu nuk mund ta përdorë forcën, atë nuk do ta përdorin as forcat ndërkombëtare, autonomia e veriut Brenda Kosovës shqiptare nuk është e mundur. {ka mbetet atëherë?
Zgjedhjet, 1.2 milionë USD. KQZ sot miraton buxhetin
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te miratoje ne mbledhjen e sotme buxhetin e detajuar per zgjedhjet e qershorit. Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 123 milionë lekë ose 1.2 milionë dollarë.
Në buxhetin e KQZ-së nuk janë parashikuar shpenzimet që do të bëhen për blerjen e dy projekteve teknologjike, atë të verifikimit të kartave të identitetit që do të përdoret në qarkun e Tiranës (SEV) dhe numërimin elektronik, projekt që do të zbatohet në qarkun e Fierit (SEN).
Objektivi i PD-së në Vlorë, të fitojë 6 deputetë
“Nëse zoti Gjika, do ta zgjeronte bashkëpunimin me biznesmenë të tjerë, Flamurtari do të kishte rezultate më të mira”.
Gjendja kritike e Skurajt, vonohet transporti drejt Italisë
TIRANË-Gjendja shëndetësore e shefit të krimeve është kritike. Për pasojë transporti i Skurajt pritet të kryhet më vonë nga ora që ishte parashkruar. Pas një ore pritjeje, autoambulanca është larguar, ndërkohë që në Spitalin Ushtarak ka mbërritur në këto momente Hysni Burgaj, Drejtor i Policisë. Sipas informacioneve, transporti do te kryhet sot, pasi të stabilizohet gjendja e pacientit.