METE nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për gazin

Postuar në 15 Janar, 2013 06:40

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nënshkroi sot një tjetër marrëveshje përmes së cilës pretendon të nxisë mbërritjen e gazit natyror në Shqipëri.
Zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit për furnizimin me gaz me kompaninë zvicerane “Axpo tranding ag”.
Haxhinasto vlerësoi se “marrëveshja me kompaninë zviceriane është me rëndësi për konkretizimin e projektit të gazsjellësit TAP”.
Gjithashtu ministri i METE-s njoftoi se pritet të firmoset shumë shpejt marrëveshja qeveri-konsorciumi TAP.
Fati i projektit të gazsjellësit TAP është i paqartë, pasi së fundmi disa kryeqytete Europiane bënë të ditur se do të mbështesin projektin konkurrent Nabucco, i cili është më i kushtueshëm, por plotëson interesat strategjike të shumë vendeve për të ulur varësinë nga gazi i Rusisë, problem që TAP nuk arrin ta zgjidhë pavarësisht se ka një kosto më të ulët.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.