Arrestohet autorët që grabitën me armë autobusin

Postuar në 15 Janar, 2013 06:41

Mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga autorët që një ditë më aprë i bënë pritë dhe grabitën pasagjerët e autobusit Tiranë –Sarandë. Sipas policisë  autorët e ngjarjes janë dy vëllezërit Babuç Ruçi 31 vjeç dhe Melsen Ruçi 24- vjeç, nga fshati Mamaj i Tepelenës. Këta persona kanë grabitur më parë edhe një magazinë, prandaj janë piketuar nga policia. 31-vjeçari Ruçi është dënuar edhe në Greqi, për trafik të lëndëve narkotike. Pas kontrollit në shtëpinë e tyre, policia ka gjetur një arsenal armësh dhe lëndë narkotike. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së të dielës, në afërsi të fshatit Majkosh të rrethit të Tepelenës, ku autobusi i linjës Sarandë-Tiranë me 18 pasagjerë është ndaluar pas të shtënave me breshëri kallashnikovi dhe janë mbledhur 300 mijë lekë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.