Arkiv-Lajme të përditësuara
Përmendorja në Preshevë, kërkohet ndërmjetësimi i Tiranës e Brukselit
Deputetët shqiptarë të komunave Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, pasditën e së shtunës kanë miratuar Deklaratën kundër heqjes së simboleve kombëtare dhe pas diskutimeve edhe për mundësitë për tejkalimin e krizës, e cila është nxitur me ngritjen në qendër të Preshevës të përmendores për pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.
Gjendet të vdekur dy të rinj në Mat dhe Kurbin
Një 22-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në Mat, ndërsa një tjetër kufomë rreth 28 vjeç u gjet në Kurbin.
Sipas të dhënave të para, 22-vjeçari është gjetur pranë urës së Balës në Mat. Dyshohet se i riu, i identifikuar si Avdi Dulli ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë. Shkaqet e vdekjes, ende janë të paqarta për policinë.
Kapet Karagjozi, akuzohet për 5 tentativa vrasjeje
Flamur Vezaj
PDK zgjedh Kryesinë, Kryetarin të hënën
Dega e PDK’së në Prishtinë ka zgjedhur Kryesinë e re.
Burime nga kjo parti thonë se tashmë ka përfunduar numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Degës dhe rezultatet e para tregojnë ndryshime në strukturën e Kryesisë dhe befasi të konsiderueshme.
Kështu i pari ka dalë Fatmir Sopi më 36 vota. Pas tij renditet Lirak Çelaj më 33, i pasuar nga Berand Stavileci, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Liridon Restelica dhe Genc Prelvukaj me nga 32 vota.
Grabitje me dhunë, ndalohet në Fier 30 vjeçarja
FIER- Ne pranga nje femer per vjedhje me dhune.
Ndalimi eshte bere nga policia e Fierit, e cila njofton se ka vene ne pranga shtetasen 30 vjecare Enkeleda Merka.
Ajo akuzohet per disa grabitje me dhune te bera ne kete qytet.
Policia njofton se ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje makinë te tipit “BMW” me targa italiane, një pistoletë lodër, dorashka, një kapuç.
PANORAMA
USAID: Kriza greke, 'bombë sociale' për Shqipërinë
Një raport i USAID-it mbi ndikimin e krizës greke në Shqipëri tregon se në pesë vitet e fundit rreth 20% e emigrantë shqiptarë në vendin fqinjë janë rikthyer në atdhe. Në shifra konkrete ky numër është diku tek 180 mijë persona.
Raporti pasqyron ndikim dhe në ekonominë shqiptare në termat e reminitancave. Pavarësisht se dërgesat e emigrantët kanë pësuar rritje prej vitit 2009 kjo për shkak se ata kanë tërhequr kursimet e tyre duke iu frikësuar falimentit apo daljes së Greqisë nga eurozona, mes dy vendeve ka pasur rënie të shkëmbimeve tregtare.
Shkodër, kryeplaku vret me armë zjarri bashkëfshatarin
Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 tek Harku i Bërdicës. Sipas policisë viktima është Lazer Paloka. Ndërkohë si autor I ngjarjes është vënë në pranga kryeplaku Hil Gjoni. Policia ka sekuestruar armën e krimit dhe po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
MAPO
Meta: Vendimin për koalicionin e ardhshëm e merr Konventa e LSI
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Iliri Meta është shprehur ditën e sotme se vendimin për koalicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e qershorit 2013 e merr vetëm konventa e LSI.
Deklaratat e Metës janë bërë nga qyteti i Mirditës, ku ai ka zhvilluar sot një takim me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në këtë qytet.
Thellohet skandali i KQZ-së për ndarjen e mandateve, kërkon nga Topalli që të marrë vendim
Thellohet ngërçi në shpërndarjen e mandateve të deputetëve për çdo qark. Top Channel disponon një kërkesë të Sekretares së Përgjithshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Aljona Mansaku që pasditen e të premtes i ka dërguar Parlamentit, duke i kërkuar këtij institucioni të bëjë ai ndarjen e numrit të deputetëve për qark.
Akti që pritet të sjellë reagime të forta politike, edhe formalisht ka kapërcim të ligjit, pasi Kodi Zgjedhor në asnjë nen të tij nuk i jep kompetencë sekretares së KQZ për t’iu drejtuar një institucioni tjetër.
Ngjela: Ka një frymë të madhe antiqeveri. Ne nuk jemi në krizë, por në mizerje
Spartak Ngjela, duke folur në një intervistë për News 24, ka thënë se aktualisht ka një frymë të madhe antiqeveri, e cila e bën të sigurtë fitoren e zgjedhjeve të 2013. Kjo frymë kundër qeverisë, sipas Ngjelës, vjen si pasojë e situatës së rëndë të vendit. Ai thotë se Shqipëria nuk është në krizë, pasi në krizë kanë hyrë vendet e zhvilluara. Sipas tij, Shqipëria është thjesht në mizerje.