Gjendet të vdekur dy të rinj në Mat dhe Kurbin

Një 22-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në Mat, ndërsa një tjetër kufomë rreth 28 vjeç u gjet në Kurbin.
Sipas të dhënave të para, 22-vjeçari është gjetur pranë urës së Balës në Mat. Dyshohet se i riu, i identifikuar si Avdi Dulli ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë. Shkaqet e vdekjes, ende janë të paqarta për policinë.
Ndërsa, viktima tjetër, një 28-vjeçar ende i paidentifikuar, u gjet nga kalimtarë të rastit në autostradën Laç-Mamurras, pranë fshatit Fushë-Gjormë. Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë çuar në vdekjen e të riut, si dhe për identifikimin e tij.
PANORAMA
Add new comment