Përmendorja në Preshevë, kërkohet ndërmjetësimi i Tiranës e Brukselit

Deputetët shqiptarë të komunave Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, pasditën e së shtunës kanë miratuar Deklaratën kundër heqjes së simboleve kombëtare dhe pas diskutimeve edhe për mundësitë për tejkalimin e krizës, e cila është nxitur me ngritjen në qendër të Preshevës të përmendores për pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.
Në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Preshevë, ata kanë kërkuar nga Tirana që ta ndërkombëtarizojë problemin e Luginës së Preshevës, si dhe kanë ftuar qeveritë e Serbisë dhe të Kosovës që ta shqyrtojnë zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës, sipas parimeve të reciprocitetit në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.
Në rendin e ditës të mbledhjes, e cila ka zgjatur më shumë se tri orë, ka qenë vetëm një pikë – situata e sigurisë pas kërkesave të autoriteteve të Serbisë për heqjen nga qendra e Preshevës të përmendores për pjesëtarët e rënë të UÇPMB-së.
PANORAMA
Add new comment