Zgjedhjet, 1.2 milionë USD. KQZ sot miraton buxhetin

Postuar në 15 Janar, 2013 04:23

 

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te miratoje ne mbledhjen e sotme buxhetin e detajuar per zgjedhjet e qershorit. Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 123 milionë lekë ose 1.2 milionë dollarë.

Në buxhetin e KQZ-së nuk janë parashikuar shpenzimet që do të bëhen për blerjen e dy projekteve teknologjike, atë të verifikimit të kartave të identitetit që do të përdoret në qarkun e Tiranës (SEV) dhe numërimin elektronik, projekt që do të zbatohet në qarkun e Fierit (SEN).

Zërin kryesor të buxhetit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e zënë shpenzimet për paga, rreth 52% e totalit prej 123 milionë lekësh. KQZ ka parashikuar të paguajë rreth 64 milionë lekë për pagat e komisionerëve dhe gjithë administratës së zgjedhjeve.

Rreth 17 milionë lekë do të jetë kosto e bazës materiale, ku përfshihen blerja e 3 mijë kutive të reja dhe 40 mijë kodet e sigurisë rezervë, që u miratuan javën e shkuar me vendim unanim nga shtatë anëtarët e KQZ-së.

Administrata zgjedhore ka llogaritur gjithashtu rreth 1.2 milionë lekë shpenzime për marrjen me qira të ambienteve të votimit që do të përdoren më 23 qershor.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.