Objektivi i PD-së në Vlorë, të fitojë 6 deputetë

Postuar në 15 Janar, 2013 04:22

“Nëse zoti Gjika, do ta zgjeronte bashkëpunimin me biznesmenë të tjerë, Flamurtari do të kishte rezultate më të mira”.

 

Deputeti i PD-së në qarkun e Vlorës, Kreshnik Çipi, ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën ‘Shekulli’ se, do të ishte një nga opsionet e mundshme drejtimi i grupit të punës në PD-së në qarkun e Vlorës nga një vlonjat. Deputeti i PD-së, është shprehur se “shqetësimet dhe problemet e vlonjatëve ia kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme drejtorit të grupit të punës në këtë qark dhe numrit një të listës së demokratëve, nënkryetarit Astrit Patozi”. Sipas tij, objektivi elektoral i PD-së është arritja e gjashtë mandateve të deputetëve për këtë qark.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.