Laç, vritet më plumb në kokë 25-vjeçari, trupi hidhet në rrugë

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur me plumb në kokë në fshatin Fushë Gjormë të Laçit nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se 25-vjeçari është ekzekutuar me një plumb në kokë, por emri i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Sipas policisë dyshohet se i riu është vrarë gjatë orëve të natës në një vend tjetër dhe më pas është hedhur buzë rrugës në fshatin Fushë Gjormë për të humbur gjurmët.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së tij.
Kjo është viktima e dytë që gjendet brenda pak orësh. Trupi i pajetë i një emigranti u gjet mëngjesin e sotëm pranë urës së Balës në Mat ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
SHEKULLI
Add new comment