Berisha: Pas 2005-s, policia suksese të jashtëzakonshme. Noka: Sot policia është e depolitizuar

Policia e Shtetit kremton sot 100-vjetorin e krijimit të saj. Me rastin e 100-vjetorit të krijimit të saj, policia organizohen sot një sërë aktivitetesh.
Aktivitetet nisën me vendosjen e kurorave me lule tek memoriali kushtuar të rënëve në Qendrën e Formimit Policor ku kanë qënë të pranishëm ministri i brendshëm Famur Noka, drejtori i përgjithshëm Hysni Burgaj si dhe familjarë të të rënëve në krye të detyrës.
Më pas aktivitetet kanë vijuar me prezantimin e një dokumentari mbi historikun dhe zhvillimet e Policisë së Shtetit, shpërndarjen e Medaljeve të akorduara nga Ministri i Brendshëm si dhe shpërndarjen e Certifikatave të Lavdërimit punonjësve të vlerësuar.
Në fjalën e tij të mbajtur në këtë ceremoni, kryeministri Berisha vlerësoi maksimalisht punën e punonjësve të policisë së shtetit në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe në shkatërrimin e bandave kriminale.
Kryeministri shtoi se Policia e Shtetit vjen sot në këtë jubile, krenare për përmbushjen me nder dhe dinjitet të misionit të tyre të rëndësishëm.
“Me punën tuaj, vendosmërinë dhe trimërinë tuaj, pas vitit 2005 në luftuam kundër bandave të Aldo Bares, Nehat Kullës, etj, të cilat ne i vendosëm para ligjit bashkë me 206 e grupe të tjera kriminale” tha Berisha.
Kreu i qeverisë shtoi më tej, se pa punën e Policisë së Shteti, Shqipëria nuk do të ishte sot anëtare e NATO-s, duke theksuar edhe përmbushjen me sukses të madh te detyrimeve në proceset e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.
Gjithashtu kryeministri vlerësoi lart përmbushjen e detyrimit ligjor nga efektivët e policisë edhe në proceset zgjedhore.
Noka: Sot policia është e depolitizuar
Ndërsa Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka vlerësuar punën e bërë nga punonjësit e policisë në luftën kundër krimit të organizuar.
Sipas tij, falë punës së policisë së shtetit, Shqipëria arriti të mos cilësohet më si vend tranzit i drogave të forta dhe tashmë ka hyrë në një etap të re në luftën kundër krimit të organizuar.
“Sot Shqipëria ka miratuar ligjin anti-mafia duke bërë të mundur goditjen e krimit dhe pasurisë e tij dhe kohët e fundit ka pasur sukses në këtë drejtim. Policia e shteti sot është tërësisht e depolitizuar dhe vullneti politik mundësoi luftën me zero tolerancë ndaj krimit” tha Noka.
TEMA
Add new comment