Afishohen listat, 4 mijë votues më shumë

Postuar në 14 Janar, 2013 08:33

Fieri numëron rreth 4 mijë votues më shumë se në procesin e fundit elektoral. Një fakt i tillë konfirmohet nga listat paraprake të zgjedhësve, të cilat janë afishuar nga bashkia. Luiza Strati, përfaqësuese e këtij institucioni, bën të ditur se janë shtuar edhe 10 qendra të reja votimi, ndërsa janë hequr emrat e dubluar në lista. "Numri i qendrave të votimit për 2013-ën, qershor 2013 do të jetë 94 qendra, nga 84 që kishte në zgjedhjet e fundit. Ka një ndryshim sivjet, që nuk do të ketë asnjë qendër votimi në lokale private, por do të jenë të gjitha në institucionet shtetërore. Numri i zgjedhësve për këto zgjedhje ka ndryshuar normalisht dhe është 69.634 zgjedhës, nga 63 mijë që kishim në zgjedhjet e fundit",-tha Strati. Afishimi i listave paraprake, sipas Stratit, do të shoqërohet me verifikime në vazhdimësi në bashkëpunim me gjendjet civile, për të paraqitur në afatin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor, listat përfundimtare për çdo njësi vendore.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.