Shqipëria dhe Kosova 'braktisin' Preshevën, Beogradi i kërcënon. Demaçi: Bëhuni gati për luftë

Postuar në 14 Janar, 2013 13:20

 

Ndonëse shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi duhet të merreshin në mbrojtje nga dy shtet shqiptare, ata kanë marrë kërcënim nga Beogradi. Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vuçiç ka vizituar bazën ushtarake afër Bujanovcit, bazë e cila është hapur në nëntor të vitit 2009. Më pas ai vizitoi edhe bazën tjetër pranë kufirit me Kosovën bazë që kujdest për sigurinë në kufi.

Komandati i brigadës së katërt, gjenerali, Milosav Simoviç, i ka dorëzuar një raport ministrit dhe shefit të ushtrisë ku thekson se situata është e qëndrueshme por e ndjeshme. Ai ka bërë të ditur se kërcënimi më i madh për sigurinë për vitet e fundit ka qenë sulmi mbi policisë. Ministri i Mbrojtjes ka bërë të ditur se Serbia shumë shpejt do të reagojë ndaj monumentit të diskutueshëm në Preshevë por nuk bëri të ditur se kur do të hiqet monumenti për Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Vuçiç theksi se askush nuk mund të veprojë jashtë ligjit dhe se etniciteti nuk mund të përdoret si justifikim.

“Shqiptarët kanë bërë thirrje për ndërkombëtarizimin e problemit por kjo nuk do të thotë se do të shkojnë gjërat në favor të tyre siç ndodhi në vitin 2001-2002. Ata nuk janë të kërcënuar. Ka gjaknxehtësi dhe si politikanë besojnë se mund të kërcënojnë shtetin. Janë fraza politike por ne jemi gati për mbrojte rendin kushtetues të Serbisë”, tha ai. Vuçiç ka theksuar se kjo është çështje e brendshme e Serbisë.

Në Serbi jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë etnikë. Pas luftës në Kosovë ata u përfshinë në një konflikt të armatosur me Serbinë, luftime të cilat u ndalën me marrëveshje mes ushtrisë serbe dhe NATO-s. Serbia pranoi që të amnistonte kërcënimet ndaj atyre që u përfshinë në konflikt. Ata kërkojnë që çështje e tyre të përfshihen në bisedimet Beograd-Prishtinë.

“Lugina të tregoj se është e gatshme për luftë”

Adem Demaçi, veprimtar për çlirimin e Kosovës u ka sugjeruar shqiptarëve të Serbisë, që të tregojnë se janë të gatshëm të japin jetën për lirinë e tyre, e jo të shikojnë karriget dhe luftën për pushtet.

“Ai lapidar atje është faktikisht një lapidar për luftën e madhe që e ka bërë ai popull për ekzistencën dhe të drejtat e veta. Por duhet të veprojnë në kuptimin që me e lënë të gjithë luftën për pushtet, e këto dallavere që po shtyhen mes vete dhe ta krijojnë një organizëm që i bashkon të gjithë ata shqiptarë atje, sepse ata nuk munden të ndarë. Aty është çështja e 100 mijë banorëve, se nëse ai popull atje nuk bashkohet dhe nuk bëhet unanim për me i mbrojt ato të drejta për të cilat kanë derdh gjak, me shkrime, me lutje, nënshkrime e pallavra nuk fitohet. Ai popull i cili nuk është i gatshëm të vdes për lirinë e vet, d.m.th atëherë s’mundet me i ndihmu askush. Evropa është vetëm duke na provuar se sa jemi të gatshëm të luftojmë për të drejtat tona, dhe prandaj ne të bashkuar mund ti tregojmë”, thotë Demaçi.

Sipas tij, udhëheqësit e Luginës duhet të bashkohen dhe të kenë vetëm një kërkesë, që të kërkojnë të drejta aq sa serbët kanë të drejta në Kosovë.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.