Arvizu: Tirana zyrtare të shmangë deklaratat nacionaliste, impakt të madh tek shqiptarët etnikë

Postuar në 24 Janar, 2013 08:43

Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e FRD, Bamir Topi.

Në fund të takimit, në një prononcim për mediat, diplomati amerikan siguroi mbështetjen që SHBA ka dhënë dhe do të vijojnë të japin për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike, por bëri thirrje që të lihen mënjanë deklaratat nacionaliste, të cilat sipas Arvizu kanë një impakt shumë të madh tek shqiptarët etnik kudo që ata jetojnë, sidomos kur ato artikulohen nga Tirana zyrtare.

“Qartazi për njerëzit në Shqipëri ka vërtet interes për mirqenien e shqiptarëve, qoftë nëse jetojnë në Maqedoni, Kosovë, Preshevë a Maqedoni, por ana e kundërt e kësaj janë shqiptarët etnikë që jetojnë në këto zona. Ata shohin tek Tirana, qeveria politikë për udhëheqje. Ndaj është absolutisht kritike, që tendos integrimin e Ballkanit Perëndimor. Të këtij projekti që ne të gjithë e mbështesim nga qeveria. Prandaj është e rëndësishme që të mund t’i rezistohet tundimit, veçanërisht në klimën e zgjedhjeve që keni përpara”, u shpreh Arvizu.

Arvziu iu referua gjendjes më të fundit në veri të Kosovës për të bërë apel që dialogu dhe bisedimet Prishtinë-Beograd të vijojnë dhe të jenë në lëvizje të vazhdueshme në mënyrë që të mbahet një klimë e kënaqshme në rajon.

Ndërkohë, kreu i FRD, iu referua situatës para zgjedhore për të shprehur bindjen e partisë që përfaqëson në nevojën e një rotacioni politik, në mënyrë që të ketë një përfaqësim sa më të madh të shqiptarëve në politikë. Topi bëri gjithashtu thirrje për vijimin e dialogut Prishtinë -Beograd, duke nxitur edhe qeverinë shqiptare të nisë dialogun me Beogradin për qetësimin e tensioneve ndëretinike.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.