Vendimi, legalizohen 1247 objekte informale

TIRANE- Qeveria miratoi sot kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informate të disa 1247 parcelave ndërtimore, si dhe shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.
Vendimet u moren ne mbledhjen e sotme te qeverise dhe perfshin legalizimin e objekteve informale të ngritura në troje, si dhe shtesa (anësore) informale në ndërtime me leje.
Po sot u miratua vendimi për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.
“Ky vendim përcakton shpërblimin e pronarëve të ligjshëm, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale, të kualifikuara për legalizim në qarqet Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Berat dhe Tiranë, me sipërfaqe prej 8687 m2 truall, me vlerë të përgjithshme 103 796 372 lekë. Vlera e shpërblimit të pronarëve të ligjshëm është përcaktuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”- thuhet ne vendin e KM.
Qeveria miratoi edhe disa ndryshime në një numër vendimesh të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kalimit të pronësisë të disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale”.
Ky vendim saktëson të dhënat e përfituesve të së drejtës të kalimit të pronësisë për parcelën ndërtimore.
“U miratuan disa ndryshime në disa vendime nr.204, datë 19.2.2009; nr.616, datë 11.6.2009; nr.389, datë 19.5.2010 dhe nr.900, datë 6.12.2011, “Për shpërblimin e pronave mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”. Ky vendim saktëson të dhënat e pronarëve, të cilëve iu është miratuar shpërblimi mbi sipërfaqet takuese pronë private që preken nga ndërtimet informale”- thuhet ne vendimin e qeverise.
PANORAMA
Add new comment