Vritet gruaja e shqiptarit, ishte rekrutuar nga policia për të dhënë informacione për të shoqin

Postuar në 23 Janar, 2013 07:55

 

Gruaja e një shqiptari të dyshuar si trafikant droge në Skoci, është varë pasi mendohej se informonte policinë në lidhje me veprimtarinë e bashkëshortit të saj dhe të anëtarëve të tjerë të rrjetit të narkotikëve.

Lynda Spence, 27 vjeç, konsulente financiare, e martuar me shqiptarin Sokol Zefaj, u rrëmbye, u mbajt peng dhe më pas u masakrua më prill 2011.

“Unë e kam ushqyer atë, i kam dhënë çaj, duhan, çfarë ka dashur”, citohet shtetasi 37- vjeçar David Parker në rrjetin televiziv BBC.

Parker ka treguar se Paul Smith, Colin Coats dhe Philip Wade kishin paguar për mbajtjen e gruas në shtëpinë e tij.

Parker pretendon se deri në ditën e fundit kur gruas iu pre koka dhe iu copëtua trupi, ai nuk ka pasur dijeni se anëtarët e grupit kishin në plan vrasjen e saj.

Ai e ka pranuar faktin se gruaja është djegur me hekur të nxehtë, por tha se “unë kam qenë i pafuqishëm për të bërë diçka, pasi ata më kërcënuan dhe më frikësuan”.

Një polic i thirrur në gjyq ka pranuar faktin se ajo ishte informatore.

“Lynda Spence ishte e martuar me kriminelin shqiptar, Sokol Zefaj, dhe ishte rekrutuar nga policia për të siguruar informacion rreth tij”.

Sipas policisë, 27- vjeçarja ishte rekrutuar nga shërbimi skocez kundër drogës, SCDEA.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.