Plagosje pranë Gjykatës së Tiranës

Nga të shtënat e armëve, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një person mbeti i plagosur, në afërsi të Gjykatës së Tiranës.
Sipas policisë, ai quhet Admirim Sako dhe u qëllua, teksa po hipte në makinen tip BMV, pranë lokalit të tij. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku, sipas policisë, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkaq, uniformat blu janë në ndjekje të personit që qëlloi, i cili përshkruhet si rreth të 25-ave, që është larguar nga vendngjarja përmes rrugës “Myslym Shyri”.
Admirim Sako ka qenë shoferi personal i Elton Deliut,
i cili u vra në Tiranë bashkë me nënën e tij, në vitin 2008, ndërsa në muajin dhjetor të vitit të shkuar, gjykata vendosi sekuestron e pasurisë së Deliut.
Policia bën të ditur se po vijon me zbardhjen e ngjarjes.
TOP CHANNEL
Add new comment