Vrasja e 21-vjeçarit në Fier, arrestohet i dyshuari

Postuar në 23 Janar, 2013 01:45

 

FIER- Policia e Fierit njoftoi sot se ka arrestuar një 25- vjeçar si të dyshuar për vrasjen e studentit 21-vjeçar të Fakultetit shtetëror të Juridikut, Andi Prifti. Gentjan Shahinaj, 25 vjeç, është arrestuar nga policia si i dyshuar kryesore. Policia dyshon se kanë qenë dy persona që e kanë vrarë 21-vjeçarin, duke e qëlluar atë me thikë në fyt e në kraharor, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Dyshohet se Andi Prifti është marrë peng nga vrasësit që prej mbrëmjes së të shtunës dhe mund të jetë ekzekutuar të dielën. Nga rindërtimi i dinamikës së ngjarjes, policia ka forcuar dyshimet se autorët janë të njohur të viktimës, e kanë ftuar atë në makinën e tyre dhe më pas i kanë marrë paratë.

Sipas Policisë, viktima është vrarë para se të hidhej në kryqëzimin e rrugëve, në fshatin Seman të rrethit të Fierit, në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”. Ndryshe nga njoftimi paraprak i Policisë mbrëmjen e së dielës, ku thuhej se 21-vjeçari Andi Prifti ishte vrarë me armë zjarri, ekspertiza mjekoligjore ka konstatuar se ai është qëlluar me thikë.

Ndërkaq, në një intervistë për gazetën Panorama, xhaxhai i viktimës, Pandeli Prifti ka thënë se nipi i tij kishte fituar 60 mijë lekë në një pikë bastesh, dhe se vrasësi duhet ta ketë ndjekur për ta grabitur.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.