Mandatet, Komisioni i Ligjeve miraton propozimin e PD për ndarje sipas vitit 2009

Postuar në 23 Janar, 2013 07:57

 

Komisioni i ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës propozimin që Kuvendi të ndajë mandatet sipas vitit 2009. Mbledhja e sotme e Komisioni i ligjeve ku u thirrën për të relatuar edhe kryetarja dhe nënkryetari i KQZ u shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës lidhur më çështjen e ndarjes së mandateve, por si përfundim komisioni votoi propozimin e bërë një ditë më parë nga deputeti i PD, Edi Paloka për ndarje të mandateve nga ana e kuvendit sipas vitit 2009.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ezauruar rrugën administrative për ndarjen e mandateve.  Kuvendi nuk mund të lejojë që procesi zgjedhor të futet në kolaps. Kuvendi nuk zëvendëson KQZ, por rruga e vetme është ndarja e mandateve si në vitin 2009”, – ku shpreh një ditë më parë Paloka. Ndërkohë përfaqësuesi i PS në këtë komision, Fatmir Xhafaj e cilësoi një precedent të rrezikshëm këtë nismë, duke qenë se sipas tij Kuvendit po i delegohet një kompetencë e KQZ.

Ndërkohë, vendimi i sotëm i këtij komisioni ka hasur në kundërshtimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës. ,ë e kanë cilësuar atë si të njëanshëm dhe në dëm të procesit zgjedhor.

“Me ketë vendimmarrje po dëmtoni zgjedhjet. Mandatet përfaqësojnë një numër të barabartë zgjedhësish. Kuvendi po bën pazare politike në interes të njërës palë”, u shpreh deputeti i PS, Damian Gjiknuri.

Ndarja e mandateve, Lefteri Leshi dhe Denar Biba raportojnë në Komisionit të Ligjeve

Ngërçi në të cilin është futur procesi i ndarjes së mandateve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka sjellë në komisionin e ligjeve për të raportuar kryetaren e KQZ-së, Lefteri Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba.

Prania e tyre në këtë komisioni u kërkua një ditë më parë nga deputetët socialistë, pasi ata e cilësojnë të paligjshme kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ndarjen e mandateve ta bëjë Kuvendi, gjë që është parë si e vetmja zgjidhje nga ana e deputetëve të PD.
Gjatë raportimit të saj para deputetëve në komisionin e ligjeve, kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi ka sqaruar se shkaku pse KQZ ka bërë kërkesë që mandatet të shqyrtohen nga Kuvendi lidhet me faktin se anëtarët e PS në KQZ nuk votuan për ndarjen e mandateve, shpërndarja e të cilave sipas saj, është bërë në bazë në numrit popullsisë dhe listave të ardhura nga Ministria e Brendshme.
Ndërkohë, nënkryetari i KQZ dhe përfaqësues i PS në këtë komision, Denar Biba, ka insistuar sërish në faktin se ndarja e mandateve është një kompetencë e KQZ dhe nuk mund t’i delegohet kuvendit.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.