Rritet niveli i Fierzës nga reshjet e ditëve të fundit

Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është rritur ndjeshëm ditët e fundit për shkak të reshjeve e shiut, të cilat kanë rënë me intensitet të lartë.
Sipas të dhënave të ditës së sotme, mësohet se prurjet në këtë hidrocentral janë 165 metra/kub ujë në sekondë, duke shënuar nivelin e 275 metrave, nga 272 metra që ishte një javë më parë.
Burime nga kaskada e Drinit thonë gjithashtu se nëse reshjet do të vijojnë me këtë intensitet edhe për disa ditë të tjera, prurjet pritet të shkojnë mbi 180 metra/kub ujë në sekondë.
Aktualisht po punohet me një turbinë, pasi po mblidhet një sasi e konsiderueshme uji që vjen nga përrenjtë dhe lumenjtë që derdhen në basenin e Fierzës. Ndërkohë, Korporata Elektroenergjetike ka siguruar 20 milionë kilovat energji, ndërsa po importon 2.5 milionë kilovat në ditë.
SHEKULLI
Add new comment