Ndërpritet drama “Shën Maria e Beratit”, cilësohet fyese për komunitetin ortodoks

Sezoni dimëror i teatrit “A.Z.Cajupi” të Korcëcs është hapur me dramën “Shën Maria e Beratit” . por shfaqja është ndërprerë në mes është anuluar për shkak të protestës së komunitetit orthdhoks, të cilët e kanë cilësuar si fyerje të hapur ndaj tyre. Nëpërmjet një deklarate shpërndarë për media, komuniteti orthodhoks, e ka cilësuar dramën blasfemuese ndaj ndjenjave te komunitetit Orthodhoks dhe institucionit te Kishes Orthodhokse. “Kjo dramë u luajt me paturpesine me te madhe ne nivele artisike mediokre, perpara qytetareve te Korçes. Me nje skenar bazuar teresisht mbi genjershtra historike, te tipit PPSH”.”- thuhet në deklaratë. Drama e shkruar nga deputeti i PS-së, Namik Dokle është vënë në skenë me regji të Dhimitër Orgockës e skenografi të Roland Karanxhës. “Dokle dhe nje takem si ai nuk me shqetesojne, sepse nuk kemi si te themi kur flasim per komuniste te lindur dhe qe pa dyshim do te vdesin te tille. Dua ti kujtoj z Dokle qe te mos fyeje dhe provokoje orthodhokset e ketij vendi me mashtrime diabolike. Patriarkana Ekumenike eshte institucioni me i larte i Kishes Orthodhokse dhe nuk mundet te pergojoset nga nje lloj Dokle, ndersa sa per Shen Kozmain eshte nje nga figurat me te larta dhe te nderuara ne keto treva dhe ne gjithe orthodhokset por jo vetem.”- vijon deklarata e komunitetit orthodhoks. Drama sjell në vëmendje ngjarje nga mesjeta, përcjell idenë se ç’do gjë e mirë, popullit i vjen me sakrifica dhe drama të përgjakshme, si historia e piktorit të “Shën Marisë”, që guximin për të thyer tabutë, e pagoi me jetë përballë obskurantizmit të kohës. Drama përcjell mesazhin se me fundin tragjik, njerëzit duhet të sjellin ndryshimin që ëndërrojnë.
MAPO
Add new comment