ERE, një mijë faqe raport kundër CEZ-it

Postuar në 21 Janar, 2013 06:50

 

Enti Rregullator vendos sot t’i heqë licencën kompanisë së shpërndarjes së energjisë 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Arbitrazhi - Pas heqjes së licencës për të operuar në treg, kompania CEZ pritet t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit

Administratori - Po sot, Enti do të vendosë edhe për administratorin e përkohshëm, ku me shumë gjasa pritet të jetë Sahit Dollapi

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur tashmë që t’i heqë dy licencat kompanisë CEZ Shpërndarje, ku çekët zotërojnë 76 për qind të aksioneve dhe pjesa tjetër zotërohet nga shteti. Licencat lidhen me aktivitetin e tregtimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe heqja e tyre i ndalën të drejtën kompanisë për të operuar, por jo në pronësinë mbi asetet të blera katër vjet më parë për 102 milionë euro. Kjo pjesë i takon çështjes së aksioneve, e cila po diskutohet në nivel qeveritar, mes dy shteteve.

Gazeta “Shqip” mëson se mbledhja do të nisë sot paradite, rreth orës 10:00, ku do të merret vendimi në fjalë. ERE ka hartuar një raport voluminoz prej 100 faqesh, ku bashkë me tabelat, pasqyrat dhe anekset me të dhëna, dosja arrin në rreth një mijë faqe, rekord i ngjashëm me hetimin që prokuroria bëri ndaj rrugës Rrëshen-Kalimash.

Procedimi i heqjes së licencave nisi në muajin nëntor 2012, ndërsa më 21 dhjetor CEZ kishte si afat t’i kthente përgjigje ERE-s, apo më saktë të reagonte ndaj vendimit për fillimin e procedurave. Përgjigjja ishte negative: CEZ-i nuk mund të respektonte detyrimet kontraktuale ndaj shtetit shqiptar, duke pranuar kështu dështimin, por fajëson plotësisht ERE-n.

Dosja voluminoze përmban detaje mbi situatën ekonomike të kompanisë, nivelin e humbjeve, arkëtimet, investimet, të gjitha këto të pasqyruara në vite. Pse erdhi shoqëria çeke në këtë pikë, cilat ishin regatat e saj me ERE-n, e gjithë korrespodenca mes palëve etj., të gjitha do të jenë të përfshira në megaraportin, që do të publikohet sot nga Enti Rregullator.

Të dyja palët, pra ERE (shteti) dhe CEZ (kompania private) fajësojnë njëra-tjetrën për gjendjen e krijuar. CEZ thotë se ERE nuk i mori në konsideratë kërkesat e shoqërisë për të vendosur një çmim të duhur për konsumatorët, që mundësonte më pas përsosjen e shërbimeve dhe rritjen e investimeve, gjithashtu Enti, shton më tej kompania, e rrëzoi dy herë aplikimin për të marrë kredi 100 milionë euro te bankat e huaja për të ulur humbjet etj. Dy gjobat e vendosura nga ERE dhe një tjetër nga Tatimet i dhanë goditjen finale raporteve të shtetit me kompaninë, në muajin gusht dhe shtator, ndërsa më 17 dhjetor, grupi çek në Pragë vendosi përfundimisht që të nxjerrë në shitje 76 për qind të aksioneve të degës së CEZ-it në Shqipëri.

Nga ana tjetër, ERE thotë se kompania në të gjithë treguesit ka dëshmuar paaftësi menaxheriale. Arkëtimet, humbjet, vjedhjet, borxhet dhe deri te mungesa e importeve, janë që të gjitha, shton ERE, zëra ku CEZ rezulton me deficite dhe me asnjë përmirësim.

Vlerësimet e kryera nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, mbi performancën e CEZ-it, nxjerrin shifrën 800 milionë euro, e cila konsiderohet nga autoritetet shqiptare si humbje mbi sistemin dhe ekonominë vendase, shkaktuar nga kompania.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.